Gjergj Vyshka 17.01.2016 12:55
Dje në mesditë në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” Shkodërështë luajtur ndeshja e prapambetur e grupit A të të rinjve mes Vllaznisë dhe Kamza Basket.
Një dominim total i shkodranëve të rinj nga fillimi deri në fund të ndeshjes e në fund një fitore me 75 pikë diferencë për ta që tregon disnivelin e madh që kanë skuadrat e moshave me njëra-tjetrën.
Tashmë kampionati i të rinjve dhe të rejave në basketboll, ashtu sikurse dhe 16-vjeçarët, do të kthehet më 30-31 janar.
Në këto kushte Vllaznia i është bashkangjitur kryesuesve në grupin A të të rinjve.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Të Rinj
Grupi A
Ndeshje e prapambetur
(16 janar 2016)
Vllaznia – Kamza Basket 100-25
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Superior Basket 5 5 0 409-242 10
- Vllaznia 5 4 1 398-249 9
- Real Basket 5 4 1 326-281 9
- Apolonia 5 3 2 279-246 8
- Kamza Basket 5 2 3 216-324 7
- Elbasani 5 1 4 258-318 6
- Partizani 5 1 4 216-332 6
- Goga Basket 5 0 5 238-348 5