AlbanianSport.com 26.08.2015 21:15
ASNN – Kreshnik Lushtaku është bërë me skuadër të re. Ish-futbollisti i Drenicës dhe Trepçës ’89 i është bashkuar Vllaznisë së Shkodrës, tek e cila është prezantuar edhe zyrtarisht.
Lushtaku është një mesfushor mjaft cilësor dhe mund të ndihmojë shumë skuadrën shkodrane në sezonin e ri. Por kjo blerje nuk i mjafton Vllaznisë për të realizuar misionin e saj në këtë edicion të ri futbollistik.
Klubi menaxhohet nga Bashkia, duke mos pasur një sponsor dhe për pasojë ka pak shanse të arrijë trofe. Madje Vllaznia e këtij sezoni do të luftojë për mbijetesë, gjë që do ta ketë të vështirë.