AlbanianSport.com 09.04.2015 16:15
ASNN – Vllaznia, pasi ka siguruar praktikisht mbijetesën në Superiore, nuk ka më asnjë objektiv për të arritur. Nga gjoba për thyerje të Disiplinës në sfidën e fituar me Teutën, te premio në rast të një rezultati pozitiv me Tiranën. Trajneri Luan Zmijani, sipas burime pranë klubit, ka kërkuar ndëshkimin me gjobë për tre lojtarë, Ndriçim Shtubinën, Gilman Likën dhe Olsi Gocajn.
I pari për kartonin e verdhë që mori ndaj Teutës, pas një debati me gjyqtarin, ndërsa dy lojtarët e tjerë për shkak se nuk zbatuan udhëzimet e trajnerit në rastin e 11-metërshit të humbur nga Gilman Lika. Vllaznia do të luajë në fushë të huaj me Tiranën dhe për këtë ndeshje drejtuesit e klubit kanë vendosur një shpërblim prej 1 milionë lekësh të rinj në rast fitoreje dhe gjysmën e kësaj shumë për barazimin.
Drejtuesit e klubit kërkojnë t’i mbajnë të karikuar lojtarët për të respektuar kampionatin dhe për të vijuar me lojërat e mirë në kuadër të ndërtimit të një grupi pretendent për sezonin e ardhshëm.