AlbanianSport.com 25.04.2015 10:35
ASNN – Në kuadër të javës së 32-të të Kategorisë Superiore, Vllaznia viziton Fierin për t’u ndeshur me Apoloninë vendase, në takimin që nis në ora 17:00. Po në të njëjtën orë nis takimi tjetër, ai midis Teutës dhe Partizanit, ndërsa më herët, duke nisur nga ora 14:00, luhet ndeshja Flamurtari-Elbasani.
Vllaznia u ka dhënë dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen e radhës, atë që do të luhet ditën e shtunë, në ora 17:00, në stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit përballë skuadrës vendase Apolonia. Për Gilman Likën, java që lamë pas ka rezultuar të jetë pozitive, jo vetem për atë gol që i shënoi Flamurtarit nga goditja standarde, por edhe për faktin tjeter se është bërë baba.
Duke folur për AlbanianSport.com Lika ka zbuluar edhe për të ardhmen e tij duke pohuar se përderisa ka një kontrate me Vllazninë me afat kohor një vit e gjysmë, dëshiron të qëndrojë tek kuqeblutë, por duke shpresuar se gjërat do të bëhen edhe më mirë në aspektin organizativ, dhe të japë më të mirën e tij në shërbim të Vllaznisë për edicionin e ardhshëm futbollistik.