ASNN – Për tiranasin Jetmir Sefa, takimi në fjalë u dha mundësi atij dhe kolegëve të tij, jo shkodranë të njihen nga afër me vlerat e këtij qyteti, me një histori dhe traditë të lashtë, ndaj edhe për këtë, ai e konsideron veten krenar që luan për fanellën e Vllaznisë.
“Normal që unë ndjehem mirë, kjo është një gjë shumë e mirë për ne që duhet të mësojmë diçka nga Shkodra, – ka pohuar ai. – Mendoj se është një qytet me histori në shumë fusha të jetë dhe kjo është një gjë e mirë për ekipin që të vlerësojë fanellën dhe të japë më të mirën për ekipin.”
“Përshtypje, me ju thënë të drejtën më bënë shumë gjëra në këtë takim, – ka vijuar Sefa. – Shkodra një qytet i kulturës, i sportit, i gjithçkaje në përgjithësi, ku siç mësuam çdo gjë kishte nisur nga Shkodra. Normal për ne që është një nder I madh që ne jemi këtu në Shkodër dhe përfaqësojmë ekipin e Vllaznisë me gjithë këto vlera të mëdha historike.”