Gjergj Vyshka 18.03.2017 14:35
Vllaznia në basketboll për meshkuj dje ka fituar me vështirësi në sallën kryesore të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” me Ardhmërinë Basket. Një ndeshje, e cila ka nisur me 15 minuta vonesë, sepse nuk kishte protokoll zyrtar të ndeshjes, ndërsa edhe tabelat elektronike nuk janë më plotësisht funksionale.
Gjithsesi ndeshja ka nisur dhe Ardhmëria Basket e ka fituar pjesën e parë 18-7. Vetëm pasi kanë hyrë në fushë amerikanët Frilavë dhe Palmer, Vllaznia nis të reagojë. 10-15 pjesa e dytë dhe, në pushim, është skuadra e trajnerit Afrim Bilali ajo që ka kryesuar me shifrat 28-22.
Vllaznia fiton të 3-ën me shifrat 11-16 dhe të fundit 25-28 dhe, në përfundin, rezultati është 64-66 për shkodranët. Për t’u evidentuar është kthimi i Kamza Basket tek fitorja, e cila kështu duket se e ka “çimentuar” vendin e 4-t pas suksesit 87-56 në shtëpi me Flamurtarin.
Kamza Basket – Flamurtari 87-56
(32-13, 26-15, 22-9, 17-19)
Ardhmëria Basket – Vllaznia 64-66
(18-7, 10-15, 11-16, 25-28)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 18-të
(17-18 mars 2017)
Të premten:
Kamza Basket – Flamurtari 87-56
Ardhmëria Basket – Vllaznia 64-66
Të shtunën:
Teuta – Tirana ora 19:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Tirana 17 15 2 1631-1138 32
- Vllaznia 18 13 5 1428-1205 31
- Teuta 17 11 6 1295-1172 28
- Kamza Basket 18 8 10 1343-1427 26
- Ardhmëria Basket 18 6 12 1244-1192 24
- Flamurtari 18 0 18 889-1697 17