Vllaznia / Premtohet zgjidhje për pagat, të hënën skuadra kthehet në stërvitje

Share Button

AlbanianSport.com 24/05/2020 23:55

ASNN – U është premtuar se do t’u zgjidhej çështja e pagave deri në 3 qershor dhe futbollistët e Vllaznisë pritet të kthehen në stërvitje në fillim të kësaj jave, pas një takimi me kryetaren e Bashkisë, Voltana Ademi. Me pak fjalë, gjendja në klubin kuqeblu po përmirësohet. Burime në klub bëjnë me dijë se lojtarët kryesorë u pritën nga Kryetarja Ademi dhe ajo u premtoi zgjidhje për problemin e pagave të padhëna. Kryebashkiakja u shpreh se kriza do të zgjidhej deri para datës 3 qershor, kur rinis Kategoria Superiore.

Lojtarët u paraqitën në ditën e parë të rikthimit në stërvitje në 18 qershor, pas ndërprerjes së shkaktuar nga epidemia e virusit korona, por më pas kërkuan takim me drejtues të klubit për çështjen e rrogave. Ata pretendojnë se kanë disa muaj pa u paguar, ndaj kërcënuan me bojkot të seancave. Burime në skuadrën shkodrane kanë rrëfyer për mediat se atyre iu premtua se deri në 3 qershor do t’u jepet një rrogë e prapambetur.

Më pas do të jepen edhe dy të tjera. Lojtarët kanë deklaruar se kanë 4 muaj pa marrë rrogat, ndonëse nga klubi u tha se bëhet fjalë për më pak se 2. Vllaznia mbetet në pronësi dhe administrim të Bashkisë, ndryshe nga shumica e klubeve të Superiore, që kanë presidentë-sponsorë, apo kanë status tjetër juridik. Fakti që skuadra do të rikthehet të stërvitet theksohet edhe në një njoftim zyrtar të klubit kuqeblu, të shpallur në mediat sociale.

“KF “Vllaznia” sh.a. njofton rifillimin e stërvitjes së ekipit të parë, ditën e hënë në ora 09:00, në kuadër të përgatitjeve për nisjen e Superiores, – thuhet në këtë njoftim. – Duke qenë vazhdimisht në krah dhe në mbrojtje të interesave të futbollistëve, dhe personelit tekniko-sportiv të Vllaznisë, është gjetur mirëkuptimi për zgjidhjen e çështjeve të cilat janë bërë publike këto ditë.”

“Bashkia e Shkodrës, klubi, personeli tekniko-sportiv dhe mbështetës, futbollistët do të jenë të përqendruar maksimalisht në arritjen e parametrave sa më optimalë për rifillimin e Superiores me synim paraqitjen sa më të mirë të mundshme në të dy veprimtaritë ku Vllaznia vazhdon të jetë në garë, në kampionat dhe Kupën e Shqipërisë, – vijon më tej njoftimi në fjalë. – KF “Vllaznia” sh.a., siguron opinionin futbolldashës dhe tifozët e mrekullueshëm kuqeblu, se do të bëjë çdo gjë që është e mundur për krijimin e kushteve për të synuar arritjen e objektivave të sezonit.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh