Vllaznia / Post-Partizani, nën akuzë mbrojtja dhe mesfusha shkodrane

Share Button

Armando-Cungu-Vllaznia-ndihmesi

Gaspër Marku 20.04.2016 07:05

Nuk kishte se si të ndodhte ndryshe. Analizat në seancën e parë stërvitore pas ndeshjes zyrtare të radhës janë pjesë e zakonshme e skuadrave. E pjesë e këtij program natyrshëm është edhe Vllaznia. Pas pushimit të së hënës, e marta ishte seanca e parë për kuqeblutë dhe kështu përpara fillimit të saj, skuadra është sistemuar në mjediset e brendshme të Fushës Sportive “Reshit Rusi” të Shkodrës, për të zhvilluar analizën e ndeshjes së luajtur mbrëmjen e së dielës në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” të kryeqytetit përballë Partizanit.

Burime pranë klubit të futbollit Vllaznia bëjnë të ditur për “Sport Ekspres” se, përreth 60 minuta, me praninë edhe të dy drejtuesve kryesisë së klubit të futbollit Vllaznia, administratorit Astrit Gjyrezi dhe drejtorit sportiv Armir Grima, trajneri Armando Cungu ka analizuar në hollësi çdo detaj të lojës së dy ditëve më parë, ku më së shumti është ndalur tek momentet e pësimit të tre golave. Aksionet e të cilëve janë bërë objekt i një diskutimi të gjatë, pasi sipas Cungu mund të ishin evituar pa mbërritur në goditjet fatale në portën e Dragojeviçit.

Natyrisht që mbrojtja ka qenë më tepër nën akuzë, por jashtë përgjegjësisë nuk kanë mbetur edhe pjesëtarët e repartit të mesfushës, të cilët nuk kanë arritur të ushtrojnë presion ndaj kundërshtarit për ta mbajtur sa më larg zonës kuqeblu. Jashtë kritikave nuk kanë mbetur as lojtarët sulmues, sidomos për lojën kolektive që nëse më e harmonizuar mes lojtarëve të këtij reparti, Vllaznia mund të kishte gjetur rrugën e rrjetës përpara kundërshtarit. Krahas të tjerave, analiza ka pasur si qëllim jo vetëm konstatimin e asaj që ka ndodhur në Tiranë të dielën e kaluar në përballjen me Partizanin.

Por, sidomos, është fokusuar në marrjen e masave që reflektimi të vijë që në ndeshjen e radhës. Dhe për këtë futbollistët kuqeblu janë zotuar se do të bëjnë përpjekjet maksimale që ndaj Flamurtarit, takim që sipas informacionit më të fundit do të luhet ditën e hënë në orën 16:00, të japin më të mirën e tyre në kërkim së marrjes së një rezultati pozitiv. Një fitore tre pikëshe ndaj një kundërshtari direkt për mbijetesë mban në të njëjtat kuota distance, jo vetëm Flamurtarin, por në të njëjtën kohë edhe Bylisin duke rikthyer qetësinë në kampin kuqeblu.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Komisioni i Ligave dhe Garave vendos datat deri në fund të vitit

FSHF / Komisioni i Ligave dhe Garave vendos datat deri në fund të vitit

AlbanianSport.com 15/11/2024 17:15 ASNN – Komisioni i Ligave dhe Garave në Federatën Shqiptare

AF Elbasani, aty ku futbollistët vrapojnë si “maratonomakë”

AF Elbasani, aty ku futbollistët vrapojnë si “maratonomakë”

AlbanianSport.com 14/11/2024 14:50 ASNN – Pas 13 javëve të para në kampionat, pra kur janë luajtur

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Nis faza e 4-t, takimet e javës së 28-të luhen në fundjavë, ja kalendari

Nis faza e 4-t, takimet e javës së 28-të luhen në fundjavë, ja kalendari

AlbanianSport.com 14/03/2024 16:20 ASNN – Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit

(Video) Vllaznia / Drejtori Osmani: Në këtë fazë, nuk mund të zgjedhësh më

(Video) Vllaznia / Drejtori Osmani: Në këtë fazë, nuk mund të zgjedhësh më

AlbanianSport.com 13/03/2024 18:25 ASNN – Drejtori Sportiv i Vllaznisë, Tefik Osmani, ka folur të martën

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh