Vllaznia / Përtej ndërprerjes & festave, reagimi i kuqebluve, pozitiv

Share Button

Gaspër Marku 06.01.2017 12:45

Të ardhur pas pushimeve të ndërrimit të viteve, ku si zakonisht ka jo pak shkelje të regjimit, kryesisht në konsumimin e ushqimeve dhe oraret e pushimit, futbollistët i janë përgjigjur pozitivisht programit shumë intensiv që trajneri Armando Cungu shpalosi sidomos në seancën e djeshme të paradites. Gjithnjë referuar asaj që futbollistët tregonin në fushën stërvitore dukej qartë që shenjat e lodhjes shfaqeshin tek gjithësecili prej tyre.

Por, sidoqoftë, çdo ushtrim dhe element i rekomanduar nga trajneri shkodran është arritur të konsumohet me sukses deri në mbyllje të minutazhit prej 120 minutash që Cungu pati në orët e paradites. I vetmi në fakt, që nuk arriti ta mbyllë tërësisht minutazhin e seancës së paradites, ka qenë i riu Rubin Hebaj, i cili, nisur edhe nga disa problem shëndetësore që e kanë shoqëruar këto ditë, pas konsultimit me stafin mjekësor është lënë të shkojë në dhomat e zhveshjes më herët se pjesa tjetër e skuadrës.

Kuptohet kjo me lejen dhe miratimin e trajnerit Cungu.  Vetëm pak orë pushim dhe në orën 14:30, po të ditës së djeshme, skuadra kuqeblu i është rikthyer sërishmi fushës stërvitore të “Reshit Rusit”. E kjo për seancën e dytë stërvitore. Edhe gjatë kësaj seance ngarkesat kanë vijuar të jenë të njëjta, por me një ndryshim pasi në minutazhin e pasdites ka pasur më shumë punë me topin.

E gjithçka është zhvilluar në lojë në kuadrat, kombinacione të tjera nga më të ndryshmet, gjë që në një farë mënyre ia kanë bërë më të larmishme procesin stërvitor futbollistëve kuqeblu. Madje ka pasur edhe një minutazh të caktuar loje me formacione të kombinuara, gjë që ka qenë edhe në funksion të testimit të disa prej futbollistëve që kanë ardhur nga periudha e dëmtimit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Komisioni i Ligave dhe Garave vendos datat deri në fund të vitit

FSHF / Komisioni i Ligave dhe Garave vendos datat deri në fund të vitit

AlbanianSport.com 15/11/2024 17:15 ASNN – Komisioni i Ligave dhe Garave në Federatën Shqiptare

AF Elbasani, aty ku futbollistët vrapojnë si “maratonomakë”

AF Elbasani, aty ku futbollistët vrapojnë si “maratonomakë”

AlbanianSport.com 14/11/2024 14:50 ASNN – Pas 13 javëve të para në kampionat, pra kur janë luajtur

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Nis faza e 4-t, takimet e javës së 28-të luhen në fundjavë, ja kalendari

Nis faza e 4-t, takimet e javës së 28-të luhen në fundjavë, ja kalendari

AlbanianSport.com 14/03/2024 16:20 ASNN – Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit

(Video) Vllaznia / Drejtori Osmani: Në këtë fazë, nuk mund të zgjedhësh më

(Video) Vllaznia / Drejtori Osmani: Në këtë fazë, nuk mund të zgjedhësh më

AlbanianSport.com 13/03/2024 18:25 ASNN – Drejtori Sportiv i Vllaznisë, Tefik Osmani, ka folur të martën

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh