Vllaznia / Përmbyllet procesi i privatizimit, Alban Xhaferi, presidenti i ri

Share Button

AlbanianSport.com 30/08/2021 19:25

ASNN – Bashkia e Shkodrës ia kalon klubin kuqeblu në pronësi biznesmenit Alban Xhaferi. Kështu, Alban Xhaferi është zyrtarizuar të hënën si presidenti i ri i Vllaznisë, duke i dhënë kështu fund një procesi 14-mujor që ka kulmuar me privatizimin e klubit shkodran. Ka qenë Bashkia e Shkodrës që ka njoftuar mbylljen e procedurës së ankandit, duke ia kaluar tanimë administrimin e klubit kompanisë së biznesmenit 42-vjeçar.

Kishte nisur më 9 mars të këtij viti, por ka zgjatur për afro 6 muaj dhe i ka dhënë kështu fund një procesi që në fakt kishte nisur 14 muaj më parë, kur ishte nënshkruar fillimisht edhe marrëveshja e bashkëpunimit. Bashkia Shkodër ka shpallur të hënën fituesin ankandit me objekt “Shitje e aksioneve të K. F. Vllaznia Sh. A. në masën 100%”. Fitues i këtij ankandi është bashkimi i operatorëve ekononimë të përfaqësuar nga biznesmeni Alban Xhaferi.

Dhe vlera e ofertës pas zhvillimit të fazës përfundimtare konkurruese të ankandit është 63,750,000 lekë. Në fakt, Bashkia e Shkodrës e hapi procedurën e ankandit më 9 mars të këtij vit dhe fillimisht u paraqitën 3 ofertues dy nga të cilët u skualifikuan më pas për mospërmbushje të kritereve të ankandit. Dhe përtej bllokimit të përkohshëm të procedurave të ankandit, pas apelimit të njërit prej pjesëmarrësve, që vetëm sa e zgjati procesin, gjithçka është mbyllur të hënën, kur njoftimi është botuar në Buletinin nr. 130 të Agjencisë së Prokurimit Publik.

Në fakt, duke folur para pak ditësh posaçërisht për RTSH Sport, biznesmeni e cilëson administrimin e klubit nga privati si kyçin e kthimit të një skuadra si Vllaznia tek lavdia e dikurshme. 42-vjeçari ka shpalosur edhe një plan të qartë me 3 pika për ringritjen e klubit kuqeblu, që konsistojnë në rezultatet sportive, ku synohet fitimi i titullit “kampion” dhe trofeve të tjerë të futbollit shqiptar, dhe  pjesëmarrja e rregullt në Kupat e Evropës dhe shkuarja sa më larg në to, në përmirësimin e infrastrukturës sportive dhe në shndërrimin në Vllaznisë në një klub modern në të gjitha aspektet e administrimit dhe marketingut.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh