Vllaznia / Nxehet Cungu, paralajmëron kundër vetëkënaqësisë së lojtarëve

Share Button

Armando-Cungu-ulerime

Gaspër Marku 18.03.2016 10:40

Ndonjë neglizhencë në kryerjen me rigorizitet të detyrave në procesin stërvitor ka nxitur trajnerin shkodran të ngrejë tonin, madje duke ndërprerë seancën dhe duke i dënuar futbollistët me vrapime rreth fushës. Paralajmërime për t’i lënë në tribunë futbollistët. Pakënaqësitë e Armando Cungut për seancën stërvitore të ditës së djeshme, nuk kanë mjaftuar vetëm me tërheqjen e vëmendjes gjatë ecurisë së procesit stërvitor, por ato kanë vijuar edhe në mbyllje të saj.

Të ulur në rrethin e mesit të fushës futbollistët kuqeblu, kryesisht ato që kishin të veshur jelekun e projektit të formacionit të parë, janë ndeshur me një breshëri kritikash. Madje me tone edhe më të larta se sa gjatë lojës ku Cungu e ndërpreu disa herë duke vënë në dukje të metat dhe dobësitë e konstatuara në veprimet e kryera. Ndër të tjera, trajneri shkodran i ka kujtuar futbollistëve të tij, ndoshta jo të gjithëve, por të një pjese të mirë të tyre që kurrsesi nuk duhet të kalojnë në vetëkënaqësi për dy fitoret e arritura brenda javës së kaluar.

Sepse ato nuk janë asgjë nëse nuk vijohen të shoqërohen me rezultate të tjera pozitive. Madje për ndonjërin prej tyre, që në fakt ai nuk e cilësoi me emër, por që me siguri vetë futbollisti, apo futbollistët nëse është më shumë se një, Cungu u tregua edhe më i ashpër kur i kujtoi se nëse do të konstatojë përsëritje, do të ketë spostime nga skuadra, për të shkuar fare në tribunë. pasi në skuadër do të qëndrojë vetëm ai që punon me rregull dhe përkushtim në procesin stërvitor. Një shkundje e tillë e futbollistëve nga ana e Cungut ishte për t’iu bërë të ditur atyre se kampionati akoma nuk ka mbaruar.

Madje, siç iu tha dje sportistëve, niveli dhe forca e tyre do të shikohet që këtë fundjavë në Ballsh nëse do të jenë në gjendje ta mbajnë këtë ritëm që shfaqën në dy ndeshjet e javës së kaluar, teksa u morën gjashtë pikë, apo do të ketë lëshime.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Komisioni i Ligave dhe Garave vendos datat deri në fund të vitit

FSHF / Komisioni i Ligave dhe Garave vendos datat deri në fund të vitit

AlbanianSport.com 15/11/2024 17:15 ASNN – Komisioni i Ligave dhe Garave në Federatën Shqiptare

AF Elbasani, aty ku futbollistët vrapojnë si “maratonomakë”

AF Elbasani, aty ku futbollistët vrapojnë si “maratonomakë”

AlbanianSport.com 14/11/2024 14:50 ASNN – Pas 13 javëve të para në kampionat, pra kur janë luajtur

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Nis faza e 4-t, takimet e javës së 28-të luhen në fundjavë, ja kalendari

Nis faza e 4-t, takimet e javës së 28-të luhen në fundjavë, ja kalendari

AlbanianSport.com 14/03/2024 16:20 ASNN – Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit

(Video) Vllaznia / Drejtori Osmani: Në këtë fazë, nuk mund të zgjedhësh më

(Video) Vllaznia / Drejtori Osmani: Në këtë fazë, nuk mund të zgjedhësh më

AlbanianSport.com 13/03/2024 18:25 ASNN – Drejtori Sportiv i Vllaznisë, Tefik Osmani, ka folur të martën

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh