Vllaznia / Një tjeter Muhamed për shkodranët, pas K’duhut, vjen Aburubi

Share Button

Vllaznia-Stervitje-2015-Zmijani

Gaspër Marku 21.08.2015 13:45

Pas libianit Muhamed K’duh, me kuqeblutë në stervitje është përfshirë edhe ganezi Muhamed (Momo) Aburub i aktivizuar në Spanjë. Shkodranët prej ditësh kanë shpallur haptazi një ankand për një sulmues të mirëfilltë, pasi duket se stafi teknik e shikon si shumë të nevojshëm praninë e një lojtari të tillë në radhët e tyre. Kjo edhe për faktin se, të paktën për momentin, në vijën e parë figurojnë dy të rinj të Akademisë Vllaznia, Çinari dhe Kabuni. Në fakt kuqeblutë menduan se e kanë të zgjidhur problemin me repartin e sulmit kur firmosen pak kohë më parë me malazezin Darko Paviçeviç.

Por fillimisht mbipesha dhe më pas edhe dëmtimi që ai pati e ka lënë atë jashtë vëmendjes së trajneritt Luan Zmijani. Për zëvendësimin e tij, pas kontaktimit me menaxherë shqiptarë dhe të huaj, drejtuesit sollën në skuadër futbollistë nga kampionatet e huaja. Por duke qenë se asnjëri prej tyre nuk bënte diferencën me futbollistët shkodranë, që janë aktualisht në skuadër, ato u kthyen nga kishin ardhur. Ndërsa tani me sa duket ka ardhur momenti për emrin e sulmuesit të mirë kërkuar dhe të mirëpritur në radhët e Vllaznisë.

Dhe që të dy kanë të njëjtin emer, Mohamed Kdouh quhet njëri prej tyre, i cili ka mbërritur që të martën. Kurse tjetri, që është bashkuar me skuadrën dy ditë më pas, quhet Muhamed (Momo) Aburub. Emrat i kanë të njëjtë, por kombësitë i kanë të ndryshëm. I pari është nga Libia dhe vjen pas një përvoje në kampionatin e Superligës së Finlandës. I dyti Muhamed (Momo) Aburub është me pasaporte ganeze dhe kampionatin e fundit e ka kaluar në përbërje të skuadres Girana FC të kategorisë së dytë në Spanjë.

Futbollisti në fjalë shoqërohet në Shkodër nga Marsel Shehu, një ish futbollist nga Tirana dhe që sot jeton në Spanjë, aty ky ku luan edhe rolin e menaxherit. E dje teksa ndiqte Vllazninë në stërvitje në fushën e Shtojit ka folur me superlativa për klientin e tij. Duket se një mendim të tillë për Momon, siç e thërrisnin gjatë procesit stërvitor trajnerët dhe kolegët e skuadrës, ka në përgjithësi edhe skuadra. Por edhe tifozët, që si zakonisht nuk mungojnë të jenë të pranishëm në stërvitje. Momo, që dje ka pasur ditëlindjen duke mbushur 21 vjeç, krahas të dhënave premtuese fizike, gjatë punës me skuadrën spikatjen më të madhe e ka shfaqur në veprimet teknike.

I gjatë 1 metër e 78 cm dhe me një peshë trupore prej 68 kg, gjatë kohës që është aktivizuar në skuadrën spanjolle Girona FC ka shërbyer si sulmues qendre, por edhe krahu duke marrë përgëzime për golat e shumtë të shënuar për ngjyrat e ekipit të tij. Ndonëse është vetëm në hapat e para të bashkëpunimit me skuadrën kuqeblu, gjatë një prononcimi të shkurtër për të përditshmen sportive shqiptare, “Sport Ekspres”, Momo është shprehur mjaft entuziast për votëbesimin që i ka dhënë trajneri Zmijani.

Ai ka besim se kontributi i tij në gjirin e skuadrës do ta ndihmojë Vllazninë për të qenë në 3-4 ekipe e para të kampionatit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Spikat derbi i Ballkanit në çerefinale, dy greke synojnë finalen e Athinës

Spikat derbi i Ballkanit në çerefinale, dy greke synojnë finalen e Athinës

AlbanianSport.com 15/03/2024 14:50 ASNN – E fundit që ka hedhur shortin e çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh