Në fakt, nga sa ishte bërë e ditur që më parë. drejtuesit e klubit “Vllaznia” ishin në bisedime me skuadrën ulqinake FK Otrant Olimpik për zhvillimin e një miqësore tjetër përpara se skuadra kuqeblu të udhëtojë për fazën përgatitore në Berane të Malit të Zi. Dhe, për këtë, ishte caktuar ditë e enjte, por planet kanë ndryshuar.
Qoftë për angazhime të skuadrën ulqinake, por në të njëjtën kohë edhe për gjetjen e një skuadre me më tepër kualitet, shkodranët vendosen që miqësorja e së enjtes, e cila për nga radha do të jetë e pesta, të luhet përballë Kamzës. Në pamje të parë, Kamza kujtohet si një skuadër modeste e kampionatit të kaluar të Kategorisë së Parë.
Por në të vërtetë falë një angazhimi serioz të stafit teknik dhe drejtuesve të klubit, përfshirë edhe drejtorit teknik, trajnerit të njohur shkodran Kreshnik Krepi, Kamza ka zhvilluar ndoshta merkaton më të spikatur, duke u pozicionuar se një nga pretendentet kryesore të Kategorisë së Parë për Superiore.
Është kjo arsyeja që përballja e sotme, që do të luhet në orën 18:00 në Fushën Sportive “Reshit Rusi” të Shkodrës, ka tërhequr jo pak vëmendjen e tifozëerisë së zjarrtë shkodrane, që përpos të tjera është në pritje të vëzhgojë nga afër edhe dy blerjet e reja zyrtare të Vllaznisë, mesfushorin Ylli Hoxha dhe mbrojtësin Ditmaj Bicaj.