AlbanianSport.com 04.10.2015 15:25
ASNN – Pas pesë humbjesh radhazi, Vllaznia më në fund ka marrë një rezultat pozitiv. Nuk ka fituar, por ka barazuar me Kukësin dhe kjo shihet si pikë kthese për klubin shkodran, i cili ka prej shumë javësh që ndodhet në gjendje krize.
Kjo ka ardhur si pasojë e një raporti jo të mirë midis Bashkisë dhe skuadrës, por edhe mungesës së politikave të duhura për të bërë progres. Megjithatë, Vllaznia barazoi 1-1 me Kukësin.
Goli i Sefës në minutën e fundit të kohës së rregullt ka ndryshuar shumë në imazhin e Vllaznisë. Trajneri provizor, Armir Grima, përgëzoi lojtarët e tij në fund të ndeshjes dhe kujtoi se Vllaznia do të rikthehet e fortë dhe do të tregojë se është një skuadër e madhe.