Java e ardhshme pritet të shtojë sërishmi radhët e kuqebluve. Përpos dyshes kosovare Haxhaj-Ahmeti, kontigjentit të trajnerit Luan Zmijani do t’i shtohen edhe futbollistë të tjerë.
Një gjë e tillë është bërë e ditur nga administratori i klubit Neritan Kalamishi në deklaratën e dhënë për mediat në momentin e nisjes së skuadrës drejt Sllovenisë për fazën përgatitore.
Deri më tani vetëm një ka mbërritur dhe ai është shkodrani i rritur në Itali, Spartak Borshi, i cili po testohet për llogari të repartit të mesfushës. Borshit iu dha mundësia nga trajneri Zmijani të aktivizohej edhe në ndeshjen miqësore me Dravograd ku paraprakisht la mbresa të pëlqyeshme, Por, përpos tij, të paktën flitet se janë edhe tre futbollistë të tjerë.