Vllaznia / Mbyllet kapitulli “Reshit Rusi”, thuajse me shtëpi të re & moderne

Share Button

Vllaznia-Skenderbeu-1-0-festim-2016

Gaspër Marku 21.05.2016 07:05

Ballafaqimi i së mërkurës Vllaznia-Bylis, shënoi jo vetëm mbylljen e sezonit futbollistik 2015-2016 për skuadrën kuqeblu, por në të njëjtën kohë mbylli edhe kapitullin “Reshit Rusi”. Për skuadrën shkodrane nuk do të ketë më vuajtje siç ishin ato të javëve të para kur ndeshjet brenda iu desh t’i luante në stadiumin “Ismail Xhemali” të Pukës. Apo edhe të tjerat që falë miratimit nga FSHF u mundësuan të luheshin në stadiumin modest “Reshit Rusi”.

Dalëngadalë, shkodranët po bëhen gati të shpërngulen në shtëpinë e tyre të vërtetë, atë të Stadiumit “Loro Boriçi”, aty ku, bazuar në investimet e qeverisë shqiptare, UEFA-s, por edhe pjesës së Bashkisë Shkodër, impianti sportive është shndërruar një mjedis tejet modern. Një stadium bashkëkohor që, siç pohojnë edhe specialistët e kësaj fushe, por edhe shumë e shumë prej atyre që kanë pasur rastin të shijojnë edhe stadiume të tjera të rajonit e më gjerë, është padiskutim konkurrues e ndër më të mirët e tyre.

E pra kjo ndodh në kryeqendrën e veriut të Shqipërisë, në qytetin e futbollit, aty ku ky sport ka lindur për herë të parë dhe ku për herë të parë është luajtur futboll zyrtar që në vitin 1905, datë kjo e dokumentuar zyrtarisht nga prifti maltez At Gut Ruter, që solli për herë të parë topin e futbollit në Shkodër duke e nisur historinë e kësaj sfere pikërisht nga ky qytet.

Dhe, padiskutim, kjo e reflektuar edhe nga opinionet e shumta, jo vetëm të shkodranëve, por edhe të komuniteteve të qyteteve të tjera të vendit tonë, nën gjykimin e të gjithëve është ajo se Shkodrës i ka takuar të ketë një stadium të tillë. E kjo jo vetëm prej traditës së mirëfilltë që ka në këtë sport, por edhe për vete pasionin e madh që kanë vete qytetarët shkodranë të mbushin shkallët e këtij stadium, pa lënë mënjanë edhe ato më të zjarrtit, ose siç quhen grupimet e fundit, “Vllaznit Ultras”, etj që këtë mjedis e kanë më shumë se shtëpinë e tyre.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh