Vllaznia / Lika: Vora, si të gjithë kundërshtarët, pa nënvlerësime

Share Button

AlbanianSport.com 02/01/2018 17:15

ASNN – Pavarsisht se u ndal në një barazim pa gola, trajneri Hasan Lika ka parë sinjale pozitive nga ajo 0-0 në Shënkoll. Vllaznia e vendit të parë ndeshet me Vorën e vendit të fundit në kuadër të javës së 8-të të grupit A të Kategorisë së Parë, por trajneri Hasan Lika kërkon nga skuadra të mos e nënvlerësojë kundërshtarin. Lika ka folur edhe për situatën e dëmtimeve në prag të kësaj sfide. Takimi Vllaznia-Vora luhet të shtunën në Shkodër, duke nisur nga ora 14:00.

Në fakt, në Shkodër duket se nuk po e marrin seriozisht Kategorinë e Parë, Hasan Lika vijon ta konsiderojë çdo ndeshje si finale. Trajneri nuk resht së vlerësuari çdo ndeshje të Vllaznisë në Kategorinë e Parë, megjithëse në Shkodër po lulëzojnë batutat për situatën, ku askush nuk e kishte menduar më parë që kjo Vllazni do të vinte një ditë të luante me Shënkollin, Vorën e Koplikun. Sidoqoftë, trajneri kryeqytetas i kuqebluve e ka marrë seriozisht që nga java e parë.

Dhe falë këtij përkushtimi, por edhe të djemve, ia ka dalë të mbajë Vllazninë në vend të parë, me shpresa të mëdha për ta rikthyer edhe matematikisht sa më parë në Superiore. Në kuadër të ndeshjes së radhës, atë ndaj Vorës, trajneri Lika ka deklaruar se nuk duhet të ketë asnjë nënvlerësim, përkundrazi, të bëhet maksimumi për të arritur maksimumin, që do të thotë 3-pikëshin. “Natyrisht, nuk ka asnjë shenjë nënvlerësimi ndaj kundërshtarit”, – u shpreh Lika.

“Unë e kam thënë gjithmonë që secila ndeshje duhet vlerësuar maksimalisht, sepse ndryshe nuk kalohet me sukses, – ka vijuar ai. – Edhe për sfidën e nesërme ndaj Vorës kemi të njëjtin mobilizim, me të njëjtin objektiv: fitoren. Edhe në ndeshjet jashtë Shkodre kemi gjithmonë këtë objektiv, jo më në fushën tonë, që është detyrim kjo gjë. Kemi disa probleme me lojtarë të dëmtuar, apo të pezulluar, por ky nuk është justifikim. Secili që do të zbresë në fushën e lojës e ka për detyrë të japë më të mirën e tij.”

“Besoj se nuk do të lëvizim shumë nga formacioni dhe skema, – zbuloi trajneri i Vllaznisë, – Në vend të Krymit do jetë Bilali, ndërsa kapiteni Lika besoj se ta nisë ndeshjen ndaj minuta e parë, në pozicionin e tij”. Kujtojmë që Vllaznia ka siguruar në 8 javët e para të garës shtatë fitore e një barazim dhe mban kreun me 22 pikë, duke qenë e pashqetësuar në vend të parë në Grupin A (Veriut) dhe si skuadra kryesore pretendente për t’u ngjitur në Superiore vitin tjetër.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

AlbanianSport.com 14/11/2024 12:05 ASNN – Ish-futbollisti i njohur i Elbasanit dhe i futbollit shqiptar,

Mbyllet java e 23-të, AF Elbasani vuan për të përmbysur Luzin

Mbyllet java e 23-të, AF Elbasani vuan për të përmbysur Luzin

AlbanianSport.com 03/03/2024 20:40 ASNN – Është mbyllur java e 23-të e Kategorisë së parë dhe Elbasani

(Video) Luhet java e 23-të, Bylisi bën detyrën, Burreli shtang Flamurtarin

(Video) Luhet java e 23-të, Bylisi bën detyrën, Burreli shtang Flamurtarin

AlbanianSport.com 03/03/2024 15:35 ASNN – Bylisi dhe Vora bëjnë detyrën, Apolonia mund Kastriotin

Përcaktohet kalendari i fazës së 3-të, ja datat & formula e “play-off”-it

Përcaktohet kalendari i fazës së 3-të, ja datat & formula e “play-off”-it

AlbanianSport.com 27/02/2024 18:20 ASNN – Pas përfundimit të dy fazave të para të Kategorisë së Parë,

(Video) Bylis-AF Elbasani 0-0 ul siparin e javës së 22-të dhe fazës së dytë

(Video) Bylis-AF Elbasani 0-0 ul siparin e javës së 22-të dhe fazës së dytë

AlbanianSport.com 26/02/2024 15:25 ASNN – Kategoria e Parë mbyll fazën e dytë. Me takimin Bylis

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh