Javën vendimtare për kuqeblutë, të cilët janë në kërkim të fitores së qetësisë me vlonjatët. Kërkohet një fitore, që do të shënojë kthesën e rezultateve për pjesën e mbetur të sezonit.
Kështu, për skuadrën shkodrane kjo javë konsiderohet si ndër më vendimtaret për rikthimin e qetësisë, përsa i përket kërcënimeve për fundin e tabelës së renditjes, apo rënies në Kategorinë e Parë.
Edhe pse nuk mbaron këtu, sepse deri në fund të kampionatit ka plot ndeshje të tjera, ndër to edhe përballjet me dy rivalet e tjera të “zonës së ftohtë”, Tërbuni dhe Bylis, kjo e fundit në javën përmbyllëse të krejt sezonit.
Por kuqeblutë kërkojnë të mbyllin sa më shpejt hesapet me kapjen e një kuote pikësh që nuk i krijon rrezik për më tej. Kësisoj ballafaqimi i kësaj jave me Flamurtarin e Vlorës, edhe ky një tjetër konkurrent që së bashku me dyshen Tërbuni-Bylis ndjekin Vllazninë, merr vlera shumë të rëndësishme.
Edhe më të rëndësishme dhe po aq me shumë përgjegjësi e bën duelin e radhës Vllaznia-Flamurtari fakti që kuqeblutë vijnë në këtë ndeshje me tre humbje radhazi, një në shtëpi me Teutën dhe dy në fushë të huaj me Skënderbeun dhe Partizanin.