AlbanianSport.com 21/08/2021 13:35
ASNN – Futbollisti rikthehet pas 5 vitesh në fanellën kuqeblu pas kthimit nga Turqia. Klubi i Vllaznisë që ka zyrtarizuar marrëveshjen me mbrojtësin shkodran Esin Hakaj, duke e kthyer atë pas 5 vitesh përsëri me fanellën kuqeblu. Shkodranët kanë përfituar nga krisja e papritur e tij me klubin e Samsunsporit në Turqi, ku kishte firmosur vetëm një muaj më parë, për ta bindur që të veshë përsëri fanellën e klubit nga i cili doli si futbollist.
Merkatoja e verës vazhdon me ritme intensive për klubet e nivelit më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, të cilat kërkojnë të plotësojnë kontinengjentin e lojtarëve për sezonin e ri. Kështu, është klubi i Vllaznisë që ka zyrtarizuar marrëveshjen me mbrojtësin shkodran Esin Hakaj, duke e kthyer atë pas 5 vitesh përsëri me fanellën kuqeblu. Shkodranët kanë përfituar nga krisja e papritur e tij me klubin e Samsunsporit në Turqi.
Aty ku kishte firmosur vetëm një muaj më parë, për ta bindur që të veshë përsëri fanellën e klubit nga i cili doli si futbollist. Lojtari i krahut të majtë 5 javë më parë u bashkua klubit që militon në ligën e parë turke, teksa ndërrimi i trajnerit dhe shumë lojtarë të huaj në ekip, bënë që shkodrani të mos ishte në planet e stafit të ri teknik. Klubi turk mendoi ta huazojë, por Hakaj nuk ka pranuar dhe ka prishur marrëveshjen trevjeçare.
Ende pa dalë lojtar i lirë nga klubi turk për mbrojtësin ka pasur oferta nga Superiorja, kryesisht nga Partizani dhe Vllaznia që insistoi më shumë për ta kthyer djalin e shtëpisë në “Loro Boriçi”. Edhe përpara kalimit në Turqi, Hakaj pati kërkesë nga kuqeblutë. Veç Vllaznisë e Partizanit, për shërbimet e mbrojtësit të majtë u interesua edhe Dinamo. Hakaj pritet të zërë vendin e lënë bosh nga Isaevski në krahun e majtë.