AlbanianSport.com 08.04.2016 12:35
ASNN – Natyrisht që në këtë takim të futbollit me librin nuk kishte se si të mungonte edhe kreu i Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi. “Ky është një takim mjaft interesant, një takim që i vlen të gjithëve për të mësuar vlerat reale të këtij qyteti të madh në çdo fushë të jetës, – ka thënë ajo. – Për ju lojtarët e huaj për të luajtur me nder për këtë emër të madh që ka Vllaznia.”
“Ndërsa për ju shkodranët për të mësuar vlerat e këtij qyteti në mënyrë që të luajnë më shumë për këtë fanellë dhe për këtë emër të madh”, – shtoi Ademi. Më pas duke iu referuar angazhimit dhe mbështetjes që ajo po jep për Vllazninë, kryebashkiakja shkodrane, në përshëndetjen e saj, tha: “Ne kemi nisur një rrugë që mendoj se deri tani jemi mirë.”
“Besoj që në takimin me Teutën do të vijojmë të jemi në këtë rrugë të mbarë e për të bërë mbylljen e duhur këtij sezoni, – vijoi ajo. Të vazhdojmë të ecim me të njëjtën rrugë të mbarë dhe të kërkojmë të rrisim paraqitjen për të ardhmen. Falënderoj trajnerin Armando Cungu për një nismë të tillë, që duhet vlerësuar.”