AlbanianSport.com 17/02/2024 16:35
ASNN – Vllaznia feston 105-vjetorin e themelimit, Dervishaj: Klubi shkodran, një vlerë e padiskutueshme e futbollit shqiptar. Kështu, Klubi i futbollit “Vllaznia” ka festuar të shtinën 105-vjetorin e themelimit. Në festimet e organizuara morën pjesë edhe Zëvendës-Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Arben Dervishaj, së bashku me anëtarin e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Abdyl Kuriu.
Gjatë fjalimit të tij, Zv/Presidenti i FSHF-së, Arben Dervishaj uroi klubin shkodran për këtë përvjetor të rëndësishëm dhe historik, duke i përcjellë edhe përshëndetjet e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe të Presidentit Armand Duka. “Kam kënaqësinë të ndodhem sot mes jush, në këtë përvjetor të rëndësishëm dhe historik, për klubin tuaj”, – tha Dervishaj.
“Ju përshëndes dhe ju uroj, në emër të të gjithë komunitetit të futbolli shqiptar, – vijoi ai. – Gjithashtu, ju sjell përshëndetjet e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe të Presidentit Armand Duka, për këtë datë jubilare që ju, festoni sot. Gëzuar dhe suksese të mëtejshme në punën tuaj.” Më tej, ai Zv/Presidenti i FSHF-së, tha se Vllaznia ka qenë dhe mbetet një vlerë e padiskutueshme e futbollit në vend.
Një klub, që ka prodhuar gjithmonë potenciale futbollistësh të cilët, i kanë shërbyer jo vetëm Vllaznisë por edhe Kombëtares duke u bërë simbole të saj, që nga Loro Boriçi e deri te Elseid Hysaj. “Vllaznia, ka qenë dhe mbetet një vlerë e padiskutueshme e futbollit në vend, – ka thënë Dervishaj. – Një skuadër që ka prodhuar gjithmonë potenciale futbollistësh të cilët, i kanë shërbyer jo vetëm Vllaznisë por edhe Kombëtares duke u bërë simbole të saj.”
“Vllaznia mbetet një nga vlerat e padiskutueshme të qytetit dhe të gjithë Shqipërisë dhe çka është më e rëndësishmja një burim frymëzimi për rininë shkodrane. Një shembull me vlerë, që duhet ndjekur”, – përfundoi Zv/Presidenti i FSHF-së, Arben Dervishaj. Veç urimeve të shumta, Zv. Presidenti i FSHF-së, Arben Dervishaj, i dhuroi Vllaznisë fanellën e Shqipërisë me numrin 105, që simbolizon përvjetorin e themelimit të klubit shkodran.