AlbanianSport.com 11/03/2021 20:10
ASNN – Në fakt, ka qenë paksa e pazakontë në mjedisin futbollistik shqiptar, por është një praktikë e zakonshme në futbollin evropian dhe për këtë është një ogur i mirë dhe një shembull që jepet pikërisht nga klubi shkodran. Vllaznia është paralajmëruar ditën të enjten pasdite, për shkak të grumbullimeve të tifozëve gjatë ndeshjeve që shkodranët zhvillojnë në Stadiumin e tyre, “Loro Boriçi”. Dhe në kampin kuqeblu janë të shqetësuar dhe kanë dalë me një komunikatë.
Përmes të cilët kanë edhe një mesazh për tifozët: “Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së në mbledhjen e tij të sotme ka paralajmëruar KF Vllaznia se në rast përsëritjes së dështimit në përmbushjen e përgjegjësive duke mos respektuar Protokollin Sanitar të FSHF-së dhe Urdhrin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF-së”.
“Për këtë arsye, kërkojmë nga ana e tifozëve tanë të zjarrtë të na mirëkuptojnë sepse jemi të detyruar të zbatojmë këto rregulla, ndryshe pasojat do të jenë të rënda për klubin tonë, – vijon më tej mesazhi i postuar në profilet e klubit në rrjetet sociale. – Në stadium do të jenë vetëm 20 persona (jo tifozë), pikërisht drejtuesit e klubit, stafi administrativ si dhe sponsorët. Edhe njëherë tjetër, ju kërkojmë të na mirëkuptoni! Vllaznia mbi të gjitha!”