Vllaznia / Hoxha & Bicaj, dy blerjet që premtojnë ringritjen e kuqebluve

Share Button

Vllaznia

Gaspër Marku 04.08.2016 13:25

Blerjet e reja që iu shtuan skuadrës kuqeblu gjatë ditëve të fundit, përveç faktit se kanë forcuar skuadrën, kanë rritur në mënyrë të ndjeshme edhe moralin dhe entuziazmin në mjedisin futbolldashës shkodran. Deklarata e një dite më parë nga mesfushori kosovar Ylli Hoxha, që në Shkodër ka ardhur me synim për të kapur Evropën, ka dhënë efektin e menjëhershëm në opinionin sportiv të qytetit dhe më konkretisht në radhët e tifozerisë kuqeblu, që prej ditësh ka qenë tejet e interesuar për Vllazninë e sezonit të ri futbollistik.

Për vetë problematikat që po kalonte skuadra, por edhe klubi në gjetjen e lojtarëve të duhur në merkaton verore, ndërsa në Shkodër kanë ardhur një tufë lojtarësh, kryesisht të huaj, gjendja nuk dukej optimiste. Sepse asnjëri prej tyre nuk e kaloi provën në publik dhe u krijua përshtypja se edhe për këtë sezon futbollistik do të kishim një Vllazni për mbijetese. Një shqetësim të tillë nuk nguroi ta përcjellë dy ditë më parë edhe ish-futbollisti shkodran, Vioresin Sinani.

Ky i fundit, në cilësinë e kreut të komisionit të sportit pranë Këshillit Bashkiak, në mbledhjen e këtij Këshilli vuri në dukje shqetësimin e ligjshëm që kanë qytetarët shkodranë në lidhje me këtë temë. Por nuk vonoi shumë dhe nga kampi kuqeblu ka ardhur menjëherë reagimi, jo me fjalë por me vepra kur vetëm pas pak orësh zyra e shtypit bëri të ditur firmosjen me dy blerjet më të fundit, dyshen e njohur Yll Hoxha-Ditmar Bicaj.

Blerje që duket se sollën me vete edhe ndryshimin e objektivave për skuadrën kuqeblu. Kjo duket qartë në deklaratat e tyre të para zyrtare si futbollist të Vllaznisë, atje ku si Hoxha të martën, ashtu dhe Bicaj të mërkurën, të dy shënjestrojnë objektivin Evropë. Madje për lezhjanin Bicajn, krahas sigurimit të pjesëmarrjes në Kupat e Evropës, ka oreks për të fituar edhe trofeun e Kupës së Shqipërisë

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh