Katër miqësore ka programuar trajneri Luan Zmijani të zhvillojë gjatë ditëve të qëndrimit në Dravograd. E para ka qenë ajo përballë skuadrës Dravograd të kategorisë së tretë të futbollit slloven.
Të dielën në program është përballja e dytë miqësore sërishmi me një skuadër të kampionatit slloven, ndërsa dy të tjerat janë paracaktuar të luhen javen e ardhshme, përkatësisht të enjten dhe të dielen duke mbyllur kështu fazen përgatitore në Slloveni.
Me mbërritjen në skuadër të dyshes kosovare Haxhaj-Ahmeti, trajnerit Zmijani tashmë i krijohen mundësitë të ndërtojë një formacion ndryshe me atë që aplikoi në miqësoren e parë nga Dravograd, të cilën e fitoi me rezultatin 4-2.
Siç bëjnë të ditur burime të brendshme pranë klubit kuqeblu, me Haxhaj dhe Ahmetin të gatshëm, në ndeshjet e ardhshme Vllaznia të aktivizojë në formacionin e parë si titullarë këtë formacion:
Dragojeviç në portë; në mbrojtje Gurishta djathtas, Haxhaj-Cicmil në qendër dhe Marku majtas. Në mesfushë Shtubina, Bardulla, Ahmeti dhe Krymi dhe në sulm shqiptaro-maqedonasi Selmani dhe i riu shkodran Çinari.