Vllaznia / Formacioni me dy risi, Rudoviç & Tafili, titullarë ndaj Teutës

Share Button

Vllaznia-Ronaldo-Rudovic

Gaspër Marku 04.02.2016 19:50

ASNN – Barazimi në Kupën e Shqipërisë, por dhe fitorja në kampionat ndaj Skënderbeut ka shtuar interesin e të gjithëve që duan të jenë në mbështetje të skuadrës në vazhdimin e kampionatit. Formacioni i Vllaznisë në vizitën e së dielës me durrsakët e Teutës pritet të ketë në gjirin e tij si titullar nga minuta e parë dy blerjet e reja të merkatos së dimërore. Ato janë shqiptaro-amerikani Ronaldo Rudoviç dhe shkodrani Alsid Tafili. Nëse për këtë të dytin Cungu rezervoi disa minuta si zëvendësues në pjesën e dytë të përballjes me Skënderbeun, rikthimi i tij si titullar nuk përbën ndonjë risi.

Kjo, sepse një status të tillë e ka pasur edhe gjatë periudhës së mëparshme kur luante për uniformën kuqeblu. Por për Rudoviçin titullar është me të vërtetë një surprizë e këndshme. Vetëm 19 vjeç dhe me një shtatlartësi optimale 1.98 cm, me paraqitjen e tij mjaft të mirë të shfaqur gjatë ditëve testuese me grupin e parë të kuqebluve, Rudoviç arriti të marrë besimin e trajnerit Armando Cungu. E kjo jo vetëm për ta mbajtur në skuadër, por me të gjitha gjasat të luajë nga minuta e parë ndaj Teutës. Edhe pse në moshë të re, Rudoviç ka provuar të luajë në kampionatin amerikan.

Ai e ka provuar edhe Bundesligën gjermane të Nën-19-vjeçarëve dhe kampionatin malazez, me Mogren të Budves, deri në fund të vitit 2015. Por padyshim kjo e së dielës, që pritet të ndodhë, është sigurisht një progres jo i vogël për karrierën e tij sportive. Tafili dhe Rudoviç pritet të zëvendësojnë dy mungesat e titullarëve, Sefa dhe Krymi, të cilët, për arsye të plotësimit të tre kartonëve të verdhë, janë të dënuar të mos luajnë këtë fundjavë.

Edhe pse nuk ka një qëndrim akoma zyrtar nga ana e trajnerit Cungu, gjë që pritet të bëhet në dy ditët në vazhdim, të paktën kështu është parë në dy seancat e fundit stërvitore. Në ndeshjet me minutash të reduktuar dyshja Tafili-Rudoviç ka luajtur me jelekët e formacionit të parë përkrah portierit Dragojeviç dhe pjesës tjetër të skuadrës, Arbrit, Cicmil, Vrapi, Marku, Bardulla, Shtubina, Çinari dhe Kalaja.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh