Vllaznia / Fluks tifozësh drejt “Niko Dovanës”, kuqeblutë rifitojnë besimin

Share Button

Vllaznia-Tifozet-Reshit-Rusi-2016

Gaspër Marku 04.02.2016 22:05

Paraqitja e mirë e skuadrës kuqeblu në fushën e lojës ka dhënë efektin e duhur edhe në mjedisin sportiv shkodran, aty ku në fakt interesimi i tifozëve ka qenë përherë prezent, sidomos me grupimin “Vllaznit Ultras” që janë edhe promotori i mbështetjes së kuqebluve. Por që në këtë fillim viti duket se ka vënë në lëvizje edhe tifozë të hershëm shkodranë që, për arsye të ndryshme, patën pësuar një ftohje gjatë periudhës së fundit me skuadrës. Njëri prej tyre është edhe Astrit Rrahmani, apo “Tuti” i famshëm, siç njihet në opinionin sportiv shkodranë e më gjerë.

I cilësuar si kryetifozi i Vllaznisë, me burinë e tij karakteristike dhe veshjet po aq të spikatur me dekorin kuqeblu, Tuti ka qenë promotor i dirigjimit të mijëra tifozëve shkodranë në shkallët e Stadiumit “Loro Boriçi” dhe po aq duke mos munguar edhe në stadiumet e tjera të Shqipërisë për ndeshjet jashtë të Vllaznisë. Ndryshimet më të fundit të bërë në kampin kuqeblu dhe sidomos starti kaq i mbarë për vitin 2016 nga ana e Vllaznisë, me trajnerin Armando Cungu, ka nxitur Tutin dhe “bandën” e tij që t’i rikthehet mbështetjes së skuadrës së zemrës.

Pjesërisht ato kanë qenë prezent edhe në dy ndeshjet e para ndaj Skënderbeut në “Reshit Rusi”, por në sajë të një riorganizimi që ka filluar të bëhet në grupimet kuqeblu, për një bashkëpunim të mundshëm mes tyre, ka bërë që planifikimet për të mbështetur Vllazninë këtë fundjavë në “Niko Dovana” të jenë të mëdha. Duke e pranuar faktin e ekzistencës gjatë periudhës së fundit të grupimit “Vllaznit Ultras”, të cilët ai i falënderon për mbështetjen që i kanë dhënë skuadrës, ka kërkuar tek drejtuesit e klubit Vllaznia që të jenë më bashkëpunues me masën e tifozërisë.

Sipas tij, me ndërmjetësimin e drejtuesve të klubit, në një kohë sa më të shpejtë, është e mira të realizohet një takim mes grupimeve të fansave për shkrirjen e tyre në një të vetëm. Pasi në këtë mënyrë efekti i mbështetjes së skuadrës është edhe më i madh. Një gjë e tillë kërkohet të jetë gati sidomos me ndërtimin e stadiumit të ri “Loro Boriçi”, ku edhe kushtet dhe hapësirat për tifozët do të jenë më të bollshme dhe komode. Sidoqoftë, deri atëherë edhe pse koha nuk duket se është shumë e largët, për javët në vazhdim bashkëpunimi në linjë private mes grupimeve të tifozëve kuqeblu ka nisur të jetë prezent. Madje që këtë fundjavë ato pritet të jenë të shumë në shkallët e stadiumit “Niko Dovana” për të mbështetur skuadrën e tyre drejt marrjes së një rezultati pozitiv.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Komisioni i Ligave dhe Garave vendos datat deri në fund të vitit

FSHF / Komisioni i Ligave dhe Garave vendos datat deri në fund të vitit

AlbanianSport.com 15/11/2024 17:15 ASNN – Komisioni i Ligave dhe Garave në Federatën Shqiptare

AF Elbasani, aty ku futbollistët vrapojnë si “maratonomakë”

AF Elbasani, aty ku futbollistët vrapojnë si “maratonomakë”

AlbanianSport.com 14/11/2024 14:50 ASNN – Pas 13 javëve të para në kampionat, pra kur janë luajtur

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Nis faza e 4-t, takimet e javës së 28-të luhen në fundjavë, ja kalendari

Nis faza e 4-t, takimet e javës së 28-të luhen në fundjavë, ja kalendari

AlbanianSport.com 14/03/2024 16:20 ASNN – Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit

(Video) Vllaznia / Drejtori Osmani: Në këtë fazë, nuk mund të zgjedhësh më

(Video) Vllaznia / Drejtori Osmani: Në këtë fazë, nuk mund të zgjedhësh më

AlbanianSport.com 13/03/2024 18:25 ASNN – Drejtori Sportiv i Vllaznisë, Tefik Osmani, ka folur të martën

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh