AlbanianSport.com 22.11.2014 16:20
ASNN – Me takimin midis Vllaznisë dhe Flamurtarit, që luhet sot në Shkodër duke nisur nga ora 17:00, do të ngrejë siparin jave e 13-të e Kategorisë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit.
Ndeshjet e tjera të kësaj jave luhen të dielën dhe, duke nisur nga ora 14:00, Laçi pret në fushën e vetë Teutën, ndërsa po në të njëjtën orë, Apolonia është mysafire në Korçë, për t’u ndeshur me Skënderbeun.
Dy takimet e fundit të javës së 13-të luhen duke nisur nga ora 17:00, dhe në “Elbasan Arena”, skuadra vendase, që mban fundin e renditjes, do të përballet me Tiranën, që kryeson së bashku me Kukësin.
Ndërsa në kryeqytet, në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa”, Partizani do të presë Kukësin, në takimin që do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.
Të kuqtë kryeqytetas mbajnë vendin e tretë të renditjes, me 24 pikë, një më pak sesa Kukësi, që ndan kreun e renditjes me Tiranën. Duke qenë bardheblutë janë mysafirë në Elbasan për t’u ndeshur me skuadrën që mbyll fundin e renditjes dhe fitorja është e pritshme, takimi i kryeqytetit merr një vlerë të dyfishtë.
Kjo sepse një barazim në kryeqytet dhe një fitore e Tiranës në Elbasan i shkëput edhe më tepër bardheblutë në krye të renditjes, duke e lënë edhe më prapa Kukësin dhe Partizanin.
Kategoria Superiore
Java e 13-të
Të shtunën, 22 nëntor 2014:
Vllaznia – Flamurtari (17:00)
Të dielën, 23 nëntor 2014:
Laçi – Teuta (14:00)
Skënderbeu – Apolonia (14:00)
Elbasani – Tirana (17:00)
Partizani – Kukësi (17:00)
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Tirana 12 7 4 1 15-5 25
- Kukësi 12 8 1 3 15-8 25
- Skënderbeu 12 7 3 2 15-4 24
- Partizani 12 7 3 2 10-5 24
- Laçi 12 4 4 4 12-10 16
- Flamurtari 12 3 6 3 10-8 15
- Teuta 12 4 1 7 11-12 13
- Vllaznia * 12 3 2 7 8-15 8
- Apolonia 12 2 2 8 4-19 8
- Elbasani 12 2 0 10 6-20 6