Adriatik Balla 07.07.2015 15:45
Vllaznia ka bërë dje një lëvizje të fortë, duke marrë tre lojtarë malazezë. Pasi kishin arritur akordin më parë me drejtuesi e klubit kuqeblu, dje në mesditë kanë firmosur kontratat për të luajtur me skuadrën shkodrane në sezonin e ri, duke zyrtarizuar edhe bashkëpunimin midis tyre.
Ata janë portieri 23-vjeçar Andri Dragojeviç, mbrojtësi i qendrës Stefan Cicmil (24 vjeç), si dhe sulmuesi 28-vjeçar Darko Paviçeviç, 198 cm shtatlartë, të cilët sipas drejtuesve të klubit shkodran, kanë cilësitë e duhura për të përfaqësuar denjësisht ngjyrat e skuadrës së Vllaznisë në kampionatin e ardhshëm.
Tre futbollistët malazezë, pritet që qysh sot të vihen nën urdhrat e trajnerit Luan Zmijani.