AlbanianSport.com 18.08.2015 18:25
ASNN – Pas prezantimit si lojtari më i ri i Vllaznisë, mbrojtësi beratas Polizoi Arbri është shprehur i kënaqur për zgjedhjen e bërë këtë sezon. Ai ka premtuar më të mirën për këtë skuadër, ndërsa thekson se pas largimit nga ekipi legjendar i Flamurtarit, po nënshkruan me një tjetër ekip të madh.
“Jam i kënaqur që do të jem pjesë e Vllaznisë sezonin e ri. Unë e njoh këtë skuadër dhe natyrisht që erdha më së shumti prej emrit të saj”, – ka thënë ai. Pas largimit nga Flamurtari, mbrojtësi beratas ka hedhur zyrtarisht firmën për një vit me skuadrën shkodrane, duke nisur tashmë një tjetër aventurë në kampionatin shqiptar.
Drejtuesit e Vllaznisë kanë bërë dje prezantimin e lojtarit, i cili është i shtati afrim në këtë merkato, ku të pranishëm si zakonisht kanë qenë administratori Neritan Kalamishi e po ashtu edhe trajneri Luan Zmijani.