Vllaznia / Cungu shtrëngon skuadrën që në ditët e para stërvitore

Share Button

Gaspër Marku 06.01.2017 07:55

ASNN – Në pritje të shkuarjes në periudhën përgatitore të Ulqinit, trajneri i kuqebluve e ka nisur punën me skuadrën me dy seanca stërvitore në ditë. Trajneri Cungu u ka bërë me dije futbollistëve që sot përsëri do të punohet me dy seanca stërvitore. Oraret nuk kanë ndryshuar, ndërsa do të jetë në 09:30 paradite dhe në ora 14:30 pasdite. E skuadra do të vijojë të stërvitet në tapetin e Fushës Sportive “Reshit Rusi”.

Dëbora që ka mbuluar gjithë malësitë e Shkodrës, si dhe temperaturat e ulëta, që kanë shoqëruar zonën veriore në përgjithësi, kanë dhënë efektin e vet. Një situatë e tillë ka shoqëruar edhe skuadrën kuqeblu gjatë përgatitjeve të djeshme. Trajneri Armando Cungu, me frikën e ndonjë vonese të mundshme, por pse jo edhe të asaj që mund të mos zhvillohet fare, ka preferuar që faza e vërtetë të fillojë që dje në Shkodër.

Kështu në pritje të një vendimi të mundshëm për zhvendosjen e skuadrës jashtë vendit, ku nga sa është bërë e ditur stacioni më i mundshëm do të jetë Ulqini, trajneri kuqeblu nuk ka humbur kohë dhe ai ka vënë në jetë zhvillimin e dy seancave stërvitore në ditë, pra, me ngarkesë të plotë. Nëse të mërkurën në program ka qenë vetëm një seancë stërvitore, dje skuadra ka punuar me dy të tilla.

Në atë ta paradites, të realizuar në orën 09:30, skuadra është parë të marrë thuajse tërësisht ngarkesa fizike. Në program kanë qenë vrapimet e gjata përreth fushës, për të vijuar më pas edhe me ushtrime atletike dhe aerobike, shoqëruar edhe me sprinte nga diagonalet e dy gjysmëfushave. E të gjitha këto janë pasuar me kalimin e pengesave, shoqëruar dhe me përdorimin e topit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh