Vllaznia / Cungu: Shpresoj të jetë një terapi e mirë për vazhdimësinë

Share Button

Armando-Cungu-mendohet-2016

Gaspër Marku 08.04.2016 15:20

ASNN – Armando Cungu shprehu kënaqësinë e të bërit realitet të një projekti të tillë që siç tha ai e ka pasur në plan ta organizonte prej kohësh.

Cungu falënderoj drejtorin e bubliotekës, Gjovalin Çuni, që e mbështeti në këtë nisëm duke i dhuruar atij një kostum sportiv të uniformës së Vllaznisë me numrin 10 dhe me mbishkrimin e emrit të tij.

Menjëherë pas takimit, trajneri Cungu, si dhe futbollistët Vrapi, Sefa dhe Arbri iu përgjigjen pozitivisht medieve.

 

– Një takim ky i iniciuar prej jush mendoni se ia arriti qëllimit të saj që kishit planifikuar?

– Besoj se shkoi mirë, megjithatë për t’ia arritur qëllimit, në fakt, duhet të pyesni sportistët. E gjithë ideja ishte, pak a shumë, të ngacmoja ndërgjegjen e secilit prej nesh, por në veçanti të sportistëve, aq më tepër të brezit të ri dhe përgjegjësinë që kanë për fanellën e Vllaznisë së Shkodrës. E jo vetëm kaq, por dhe për emrin që ka Vllaznia, duke parë se kush është Shkodra në shekuj, duke qenë djepi i kulturës, artit, sportit, pikturës, fotografisë, muzikës, filmit, tregtisë dhe qytetërimit. Pra, çdo gjë është iniciuar, ka filluar dhe ka marrë jetë pikërisht në këtë qytet. Në këto kushte mendova që të bëj diçka të tillë thjesht që të ngacmoj ndërgjegjen e këtyre sportistëve dhe për të kuptuar përgjegjësinë e madhe, por njëkohësisht edhe fatin e madh dhe respektin që kanë këto djem që veshin fanellën e Vllaznisë së Shkodrës. Dhe shpresoj që sadopak t’ia ketë arritur qëllimit që të jemi akoma më të ndërgjegjshëm, siç jemi për Vllazninë e Shkodrës në mënyrë që të dalim me sukses këtë kampionat duke mos rrezikuar për asnjë moment qëndrimin në kategori. Urimi im i madh është ndoshta sezoni i fundit që Vllaznia e Shkodrës përpëlitet, të paktën këto pesë vitet e fundit në pozita aspak të favorshme dhe të këndshme.

 

– Në veçanti futbollistët “jabanxhinj” ishin më të ndjeshëm ndaj këtij takimi, pra konstatuan se luajnë për një fanellë që nuk e kanë ditur mirë historinë e saj…

– Natyrshëm që do të thotë pa përjashtim edhe për futbollistët që nuk janë shkodranë, si ato shqiptarë dhe futbollistët malazezë. Në këto kushte ato duhet të dinë mirë se në çfarë qyteti janë dhe kë përfaqësojnë dhe besoj se duhet të ndjehen shumë të respektuar dhe të vlerësuar. Por, njëkohësisht, edhe krenarë për vlerat që ka mbart ky qytet në vite, si dhe njëkohësisht edhe emri i madh i Vllaznisë së Shkodrës.

 

– I organizuar pikërisht dy ditë përpara ndeshjes me Teutën e Durrësit, sa mendoni që do të shërbejë në aspektin moralo-psikologjik në drejtim të skuadrës?

– Të them të drejtën dëshira e ime ka qenë që në ditën e parë, që në seancën e parë që kam ardhur në krye të Vllaznisë. Më ka lindur si ide në Ulqin në janar që shkuam për 8-9 ditë në një mini-fazë përgatitore. Pasi kam vërejtur një problem psikologjik, ose një ngërç, tek Vllaznia e Shkodrës së Shkodrës, nga i cili duhej të dilnim sa më shpejt. Besoj se ishte terapia ose ilaçi më i duhur për të bërë përgjegjës këtë brez sportistësh, për emrin e madh të Vllaznisë së Shkodrës dhe për Shkodrën në përgjithësi. Megjithatë, më mirë vonë se kurrë. Gjithsesi ndodhi dy ditë përpara sfidës me Teutën e Durrësit, ku uroj dhe shpresoj që të paktën që këto gjëra t’i kenë në mendjet e tyre të ngulitura dhe besoj që të jetë një impuls sa më i madh, jo vetëm në këtë ndeshje me durrsakët, por edhe në vazhdimësi tek rezultatet pozitive të Vllaznisë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh