ASNN – Gjatë ditëve të mëparshme në medie është folur rëndom për firmosje të dy futbollistëve shkodranë, Alen Sherri dhe Arsen Hajdari. Por, në të vërtetë, nuk është krejt ashtu.
Një gjë të tillë e shtjellon në prononcimin e tij vetë trajneri Armando Cungu, i cili, ndër të tjera, sqaron se, përkundër asaj që mund të jetë komentuar, nuk është ai që e ka kërkuar Hajdarin.
“E para për të gjithë ato që nuk e dinë, Sherri vazhdon të jetë lojtar i Vllaznisë, ka qenë lojtar i Vllaznisë, me mirëkuptimin e drejtuesve të klubit ka marrë një shkëputje momentale për t’u bërë pjesë e një ekipi në Itali”, – ka sqaruar trajneri.
“E kjo për të parë mundësinë nëse do të gjejë marrëveshjen me ato, apo jo, – ka vijuar ai. – Por ka qenë brenda kontratës me Vllazninë, që do të thotë nuk është ikje dhe rikthim në kontratë e Sherrit.”
“Pasi është rikthyer po me të njëjtat parametra, me të njëjtën kontratë që ka pas dhe nuk ka asgjë në këtë drejtim”, – ka përfunduar trajneri i Vllaznisë, Armando Cungu lidhur me portierin e ri Alen Sherri.