AlbanianSport.com 15.02.2017 13:25
ASNN – Ndaj Teutës, trajneri i Vllaznisë Armando Cungu ka kërkuar përkushtim maksimal nga futbollistët e tij. Kjo sepse fitorja minimale e arritur në ndeshjen e parë nga skuadra e tij nuk është garanci për kalimin e turit.
Kështu, Vllaznia luan të mërkurën në orën 17.00 takimin e dytë të turit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë. Skuadra shkodrane do të luajë në Stadiumin “Niko Dovana” kundër Teutës vendase.
Ndeshja e parë, e luajtur në Shkodër është fituar nga Vllaznia 1-0, falë golit të realizuar nga Tafili. Trajneri Armand Cungu ka vënë theksin se kjo fitore nuk është garanci për skuadrën e tij për të kaluar turin.
Ndeshja e kthimit, e vlefshme për turin çerekfinalet të Kupës së Shqipërisë, ajo midis Teutës dhe Vllaznisë, do të luhet të mërkurën në orën 17.00