Vllaznia / 6 mungesa janë shumë, por kuqeblutë duan fitoren në Pukë

Share Button

Vllaznia-wallpaper

Gaspër Marku 09.03.2016 08:10

Edhe pse me mungesa të konsiderueshme në formacion, kjo për arsye dëmtimesh, por dhe skualifikimesh, kuqeblutë janë të mobilizuar për ta nxjerrë me sukses ndeshjen ndaj Tërbunit. Minutat e fundit stërvitore të pragndeshjes Tërbuni-Vllaznia kanë qenë ato të zhvilluara në mesditën e së martës në Fushën Sportive  “Reshit Rusi” në Shkodër. Një seancë ku, edhe për vetë paralajmërimet e dëmtimeve në skuadër, kishte karikuar jo pak edhe stafin mjekësor.

Doktor Çoba dhe fizioterapisti Haxhaja nga njëra anë, por edhe masazhatori Mesi nga krahu tjetër janë parë të jenë shumë aktivë në kontaktin me futbollistët e kontingjentit të dëmtuar. I pari që e ka “firmosur” mosgatishmërinë e tij për këtë ndeshje ka qenë mbrojtësi i djathtë Polizoi Arbri, i cili pas një komunikimi të gjatë me pjesëtarët e stafit mjekësor dhe më pas edhe ato teknik, duke konstatuar një fryrje të gjurit të djathtë, të cilin e ka ridëmtuar edhe në përballjen e së shtunës së kaluar me Kukësin, ka vendosur të mos stërvitet fare me skuadrën.

Madje pak pasi kuqeblutë nisen procesin stërvitor ai është larguar fare nga mjediset e stadiumit “Reshit Rusi” për të vijuar procesin e terapisë riaftësuese. Ndërkohë, edhe pse ka provuar të bashkohet me grupin e parë në harkun kohor të pak minutave, pas konsultës me stafin mjekësor nga fusha stërvitore dhe më pas edhe krejt nga stadiumi është larguar edhe mesfushori Alsid Tafili, që sipas stafit mjekësor vuan për një tërheqje muskulore në pjesën e poshtme të kofshës së djathtë.

I treti që rezulton të mos jetë në dispozicion të trajnerit Cungu është Ardit Krymi. Për mesfushorin shkatërrues situata është më ndryshe, pasi ai ka disa ditë që është përfshirë me shqetësime serioze tek muskujt e barkut. E për këtë arsye, megjithë interesimin e stafit mjekësor shkodran, por edhe atij të Spitalit “Salus”, që ka marrë përsipër bashkëpunimin me KF Vllaznia në rikuperimin e sportistëve, akoma nuk ka asnjë ndryshim për mirë.

Krymi është parë të kryejë ushtrime aerobike në anë të fushës, por për lojë edhe ky nuk është. Që do të thotë se shkon në tre numri i mungesave për arsye dëmtimi. Por befasia më e madhe ka qenë në mbyllje të krejt stërvitjes, kur, pasi kishte konsumuar të plotë të gjithë programin stërvitor, gjatë momentit që trajneri Cungu udhëzon skuadrën të shkojë në dhomat e zhveshjes, është i riu Hakaj që deklarohet jo i gatshëm për sfidën me Tërbunin për shkak të një shqetësimi muskulor.

Që do të thotë se shkon në katër numri i të munguarve për këtë ndeshje. Në fakt, së bashku me Gurishtën që kaluan dhjetë ditë nga dëmtimi i tij, numri i mungesave shkon në pesë tek Vllaznia. Këtyre i shtohet edhe mbrojtësi tjetër, Pjeshka, por ky jo për arsye dëmtimi pasi mungesa e tij vjen nga skualifikimi i plotësimit të ndëshkimit me tre kartonë të verdhë. Megjithatë, Vllaznia nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç marrjes së fitores sot në Pukë përballë Tërbunit vendës dhe ky është objektivi i vetëm për kuqeblutë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Komisioni i Ligave dhe Garave vendos datat deri në fund të vitit

FSHF / Komisioni i Ligave dhe Garave vendos datat deri në fund të vitit

AlbanianSport.com 15/11/2024 17:15 ASNN – Komisioni i Ligave dhe Garave në Federatën Shqiptare

AF Elbasani, aty ku futbollistët vrapojnë si “maratonomakë”

AF Elbasani, aty ku futbollistët vrapojnë si “maratonomakë”

AlbanianSport.com 14/11/2024 14:50 ASNN – Pas 13 javëve të para në kampionat, pra kur janë luajtur

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Nis faza e 4-t, takimet e javës së 28-të luhen në fundjavë, ja kalendari

Nis faza e 4-t, takimet e javës së 28-të luhen në fundjavë, ja kalendari

AlbanianSport.com 14/03/2024 16:20 ASNN – Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit

(Video) Vllaznia / Drejtori Osmani: Në këtë fazë, nuk mund të zgjedhësh më

(Video) Vllaznia / Drejtori Osmani: Në këtë fazë, nuk mund të zgjedhësh më

AlbanianSport.com 13/03/2024 18:25 ASNN – Drejtori Sportiv i Vllaznisë, Tefik Osmani, ka folur të martën

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh