Vijon turi i 16-shes, Barcelona dhe Arsenali kualifikohen për më tej

Share Button

AlbanianSport.com 12/03/2024 23:55

ASNN – Liga e Kampioneve, vijon turi i 16-shes. Të martën u njohën dy çerekfinaliste të tjera, të mërkurën, Atletiko Madrid-Inter vjen në RTSH. Kështu, janë njohur të martën dy çerekfinaliste të tjera të Ligës së Kampioneve, pasi dy çifte të tjera të turit të 16-shes kanë luajtur ndeshjet e kthimit. Kështu, veprimtaria më prestigjioze e klubeve të kontinentit, Liga e Kampioneve ka luajtur të martën takimet e kthimit të dy çifteve të tjera të turit të 16-shes, duke përcaktuar edhe dy çerekfinalistet e para.

Në takimin e luajtur në Barcelonë, skuadra vendase ka pritur Napolin, teksa takimi i parë i zhvilluar në Itali, ishte mbyllur në barazim 1-1. Por në sfidën e së martës, katalanët e kanë nisur vrullshëm, duke gjetur dy herë rrugën e rrjetës brenda dy minutash, në të 15-n dhe 17-n, me autorë Fermin Lopezin dhe Zhoao Kanselos. Por Amir Rrahmani ka shkurtuar largësinë e golave për napolitanët pas një gjysmëore lojë. Kështu, me epërsinë minimale të Barcelonës do të mbyllet pjesa e parë.

Ndërsa e dyta do të sjellë edhe një tjetër gol për vendasit dhe rezultati përfundimtar i kësaj sfide do të jetë 3-1 në favor katalanëve, që kualifikohen kështu për në çerekfinale të Ligës së Kampioneve. Ndërkaq në Londër, pjesa e parë e përballjes midis Arsenalit dhe Portos është mbyllur me epërsinë minimale të vendasve, falë golit të Trosardit, ndërsa pjesa e dytë nuk do të sjellë gola të tjerë. Kështu, gjithçka u është drejtuar dy pjesëve shtesë nga 15 minuta secila, që gjithashtu nuk kanë prodhuar gol.

Dhe fati i këtij çifti u vendos nga goditjet nga pika e bardhë, atje ku portugezët gabuan dy prej goditjeve, kurse anglezët i realizuan të 4-ta, duke siguruar kalimin për më tej Të mërkurën luhen ndeshjet e kthimit të dy çifteve të tjera dhe Borusia e Dortmundit pret PSV-në e Eind’hovenit. Ndërsa Atletiko e Madridit pret Interin, në ndeshjen që do të vijë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 21:00.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh