AlbanianSport.com 26/01/2024 21:40
ASNN – Ballkani mund Dinamon e Kievit 2-0. Skuadra e Ilir Dajës mposht ukrainasit në miqësoren e zhvilluar në Antalia. Kështu, Ballkani ka vijuar të korrë një fitore tjetër në miqësoren e së premtes ndaj skuadrës së njohur ukrainasi, Dinamos së Kievit, të cilën e ka mundur me shifrat 2-0, me nga një gol për secilën pjesë loje. Në fak, pasi e ka humbur përballë Prishtinës duelin e Superkupës së Kosovës, të zhvilluar mesjavën e shkuar, skuadra e trajnerit Ilir Daja, ka reaguar, duke fituar dy ndeshje miqësore radhazi.
Kampionia e Kosovës, Ballkani vijon stërvitjen në Antalja të Turqisë, në përgatitje për gjysmën e dytë të sezonit të Superligës, duke zhvilluar edhe disa ndeshje miqësore. Dhe, pasi e ka humbur përballë Prishtinës duelin e Superkupës së Kosovës, të zhvilluar mesjavën e shkuar, skuadra e trajnerit Ilir Daja, ka reaguar, duke fituar dy ndeshje miqësore radhazi.
Dhe pasi ka fituar me shifrat 2-1 të martën në mbrëmje në duelin përballë skuadrës së Jagellonias, që mban vendin e dytë në nivelin më të lartë të kampionatit polak të futbollit, Ballkani ka vijuar të korrë një fitore tjetër në miqësoren e së premtes ndaj skuadrës së njohur ukrainase, Dinamos së Kievit, të cilën e ka mundur me shifrat 2-0, me nga një gol për secilën pjesë loje.
Në fakt, skuadra e Dajës e ka nisur më mirë lojën, duke ushtruar trysni ndaj skuadrës kundërshtare dhe kështu ka ardhur edhe goli i parë i Ballkanit, i realizuar nga Dafna, pas gabimit të mbrojtjes ukrainase. Me këtë epërsi minimale të kampiones së Kosovës do të mbyllet pjesa e parë, ndërsa e dyta do të ketë të njëjtën tablo dhe, në minutën e 73-të, Ballkani do të fitojë të drejtën e një 11-metërshi, pas një prekjeje të topit me dorë brenda zonës nga ukrainasit, dhe Berisha nuk gabon nga pika e bardhë, duke fiksuar kështu fitoren e Ballkanit me shifrat 2-0.