(Video) Zhoze Murinjo largohet nga detyra e trajnerit të Mançester Junajtid

Share Button

AlbanianSport.com 18/12/2018 17:30

ASNN – Zhoze Murinjo nuk është më trajner i Mançester Junajtid. Trajneri portugez dhe klubi anglez kanë ndërprerë të martën paradite bashkëpunimin e tyre, që kishte nisur në maj të 2016-ës. Pas dy vjet e 7 muajsh, ka marrë fund edhe aventura e Zhozé Murinjos në krye të stolit të Mançester Junajtid. Duket se humbja 1-3 në fundjavë në fushën e rivales dhe kryesueses së Premier Ligës Angleze, Liverpulit, ka qenë ajo që ka vulosur fatin e trajnerit portugez.

Mançester Junajtid ka korrur vetëm një fitore në 6 ndeshjet e fundit në kampionat dhe është plot 19 pikë prapa vendit të parë. Për më tepër, “Djajtë e kuq” janë plot 11 pikë larg vendit të 4-t dhe të fundit që të çon në Ligën e Kampioneve, e që për ironi të fatit mbahet nga ish-skuadra e Murinjos, Çellsi. Klubi anglez ka lëshuar një deklaratë të shkurtër për shtyp, duke njoftuar se “Mançester Junajtid bën të ditur se trajneri Zhoze Murinjo është larguar nga klubi me efekt të menjëhershëm”.

“Klubi e falënderon Zhozenë për punën e tij tek Mançester Junajtid dhe i urojmë atij sukses në ardhmen. Një trajner kujdestar do të caktohet deri në fund të sezonit, teksa klubi kryen një proces së thellë vlerësimi për një trajner të ri afatgjatë”. – përfundon deklarata e gjigandes angleze. Në dy sezonet e tij në krye në “Olld Traford”, Murinjo ka fituar trofeun e Ligës së Evropës dhe Kupën e Ligës Angleze (2016-17), përpara se ta mbyllte sezonin e shkuar në vendin e dytë në Premier Ligë.

Por edhe arriti deri në finale të Kupës së Anglisë (FA Cup). Gjatë kësaj periudhe që nga koha që ai zëvendësoi Luis van Gal, Mançester Junajtid ka shpenzuar 364.3 milionë stërlina për blerjen e 8 lojtarëve. Zinedin Zidanin, i cili dha dorëheqjen nga detyra e trajnerit të Realit të Madridit, pas triumfit në finalen e Ligës së Kampioneve ndaj Liverpulit në maj të këtij viti, është një ndër kandidatët kryesorë për stolin e Mançester Junajtid.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh