AlbanianSport.com 30/10/2019 10:50
ASNN – Trajneri i Majlinda Kelmendit propozohet nga IJF-ja për “Çmimin e Karrierës”. Trajneri i Majlinda Kelmendit pritet të kandidohet për një çmim të madh, që jepet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) për trajnerët e dalluar. Bëhet fjalë për “Çmimin e Karrierës së Trajnerëve”, që jepet nga IOC-ja. Është Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF), e më konkretisht presidenti i saj, Marius Vizer, ai që pritet ta nominojë Driton Kukën për çmimin e madh të IOC-së.
Trajneri Driton Kuka pritet të vlerësohet në nivel ndërkombëtar, në shenjë mirënjohjeje për punën shumë të suksesshme me ekipin dhe sportistët e Kosovës në xhudo. Ai pritet të kandidohet për një çmim të madh, që jepet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) për trajnerët e dalluar. Bëhet fjalë për “Çmimin e Karrierës së Trajnerëve”, që jepet nga IOC-ja. Është Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF), e më konkretisht presidenti i saj, Marius Vizer, ai që pritet ta dominojë Kukën për çmimin e madh të IOC-së.
Kjo i jep peshën më të madhe njohjes që i bëhet punës së trajnerit nga Kosova. Pavarësisht nëse do ta fitojë apo jo çmimin e madh, nominimi i Kukës nga IJF-ja dhe nga presidenti Vizer shihet si dëshmi për vlerësimin e madh që i bëhet në botën e xhudos trajnerit nga Kosova. “Çmimin e Karrierës së Trajnerëve”, jepet nga vetëm për herë të 3-të IOC-ja, ndërsa duhet theksuar se, deri më tani, atë nuk e ka fituar ndonjë trajner i xhudos.
IJF-ja nuk ka bërë ndonjë nominim deri më tani dhe Kuka është i nominuari i parë i kësaj Federate Botprore, që po e rrit gjithnjë e më shumë profilin e saj në skenën e madhe të sportit. Xhudoja tashmë është në pararojë në sportet individuale, ndërsa gëzon respekt të madh edhe në familjen e IOC-së. Në të njëjtën kohë, Presidenti i IJF-së, Vizer, është prej personaliteteve më të respektuara në botën e sportit dhe besohet se ai do ta mbështesë fuqimisht nominimin e bërë për Kukën.