AlbanianSport.com 12/03/2018 16:10
ASNN – Partizani i ka dhënë fund një “thatësire” 64-vjeçare, duke fituar një Kupë Shqipërie në volejboll për femra dhe, për trajnerin Roland Tarja, tashmë bëhet fjalë për një epokë të re për këtë skuadër. Duke folur për Rrjetin e Radio-Televizionin Shqiptar, 44-vjeçari thekson se tanimë vështrimi është rikthyer drejt kampionatit.
Tanimë emocionet janë lënë pas dhe, për trajnerin e Partizanit të volejbollit të femrave, Roland Tarja, është koha për një bilanc. Për 44-vjeçarin, tanimë vështrimi është rikthyer drejt kampionatit.Kreu i stolit të të kuqeve të kryeqytetit vlerëson se tashmë bëhet fjalë për një epokë të re për këtë skuadër volejbolli.
Roland Tarja është edhe trajner i Kombëtares kuqezi të Nën-19-vjeçareve dhe ai po punon paralelisht në të dy frontet. Faza finale e Evropianit të Nën-19-vjeçareve do të zhvillohet në vjeshtë në Tiranë.