AlbanianSport.com 22/04/2020 23:10
ASNN – Lojtarja e Kombëtares kuqezi vijon studimet në distancë dhe stërvitjen në shtëpi. Sindi Marina spikati vitin e shkuar edhe në një tjetër rrafsh, teksa u shpall “Miss Universe Albania” dhe u përfshi në 20 më të bukurat e “Miss Universe World”, që u mbajt në fund të 2019-ës në SHBA.
Por 21-vjeçarja, e cila jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është njëkohësisht edhe pasuesja e Kombëtares kuqezi të volejbollit për femra, dhe duke folur për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar nga Kalifornia, ajo ka rrëfyer si i kalon ditët e saj në kushte karantine.
Volejbollistja 21-vjeçare ka vijuar me stërvitjet edhe në kushtet e shtëpisë, teksa duhet theksuar se ajo ka patur luksin të shfrytëzojë edhe mjediset e klubit të themeluar nga familja e saj, “Forza 1 Volleyball”. Sindi Marina spikati vitin e shkuar edhe në një tjetër rrafsh, teksa u shpall “Miss Universe Albania” dhe u përfshi në 20 më të bukurat e “Miss Universe World”, që u mbajt në fund të 2019-ës në SHBA.
Klikoni videon e mëposhtme për kronikën e plotë.