AlbanianSport.com 10/01/2019 22:20
ASNN – Pavarsisht paraqitjeve që bënë në fushatat eliminatore përkatëse në kuadër të Kampionateve Evropiane të Volejbollit për Femra dhe për Meshkuj, trajnerët e të dy ekipeve kuqezi do të rikonfirmohen në detyrë për vijimësinë.
Një gjë të tillë e ka pohuar ekskluzivisht për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar vetë Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Albens Vokopola. Madje, për Vokopolën, viti që lamë pas ishte i suksesshëm për rrjetën shqiptar.
Shqipëria e meshkujve e mbylli pjesëmarrjen në Eliminatoret e Evropianit duke marrë vendin e 3-të në grup, por pa arritur të kualifikohet, ndërsa ajo e femrave e mbylli në vendin e fundit, pa asnjë fitore e asnjë set të fituar.