(Video) Volejboll / Redi Koçi, në krye të kampionatit çek me ekipin e tij

Share Button

AlbanianSport.com 16/10/2018 16:10

ASNN – Volejbollisti Redi Koçi është zhvendosur këtë sezon nga Finlanda në Republikën Çeke dhe ka firmosur me skuadrën e Ustit. Dhe sportisti 2 m e 3 cm i lartë ka patur ndikim të menjëhershëm, pasi skuadra e tij ka marrë kryesimin e renditjes së kampionatit çek pas 3 javëve të para të këtij sezoni. Ai është një nga eksportet më të suksesshme të volejbollit shqiptar të viteve të fundit dhe, pas një sezoni të suksesshëm në Finlandë, Redi Koçi, ka lënë tanimë veriun e Evropës, për t’u zhvendosur në qendër të kontinentit.

Sportisti që muajin që vjen mbush 24 vjeç është zhvendosur në Republikën Çeke dhe ka firmosur me skuadrën e Ustit, në nivelin më të lartë të kampionatit të volejbollit atje. Dhe volejbollisti 2 m e 3 cm i lartë ka patur ndikim të menjëhershëm, pasi skuadra e tij ka marrë kryesimin e renditjes së kampionatit çek pas 3 javëve të para të këtij sezoni. Usti i ka fituar të 3 takimet e këtij fillim sezoni, duke lëshuar vetëm një set, çka e bën atë të mbajë vendin e parë, me 9 pikë, një më tepër sesa Karlovarskoja, që ka lëshuar edhe dy sete më tepër.  Vendin e tretë, me 6 pikë e mban Dukla e Liberecit.

Duhet theksuar se, edhe në planin personal, Koçi i ka bërë një nisje mjaft të mirë të sezonit. Aktualisht, ai është në 10-shen e parë të shënuesve më të mirë, me 43 pikë të realizuara në 3 ndeshjet e para në kampionat, me një mesatare prej mbi 14 pikësh për ndeshje apo 4.3 pikë për set. Ndërkohë, skuadra e tij ka kaluar me sukses edhe ndeshjen e turit të 16-shes së Kupës së Republikës Çeke në volejboll për meshkuj, ku në çerekfinale do të përballet me Benatkin, të cilin ekipi i Koçit e ka mundur në javën e dytë të kampionatit në 3 sete.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh