AlbanianSport.com 20/12/2017 16:15
ASNN – Për volejbollistin shkodran, Anton Qafarena, ky sezon i parë në kampionatin gjerman me skuadrën e Byhlit, ka qenë përtej pritshmërive. Në mesjavë vendin e saj në finalen e madhe të këtij sezoni të Kupës së Gjermanisë dhe, duke folur për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, ai thotë se skuadra e tij e kanë hedhur vështrimin drejt kampionatit.
Volejbollisti shqiptar, Anton Qafarena, ka siguruar në mesjavë vendin në finalen e madhe të këtij sezoni të Kupës së Gjermanisë, me skuadrën e tij, Volejboll Bisons Byhlin. Për shkodranin, ky sezon ka qenë përtej pritshmërive. Tanimë, volejbollisti 2 metra e 6 cm i lartë dhe skuadra e tij e kanë hedhur vështrimin drejt kampionatit. Për shkodranin 20-vjeçar, 2018-ta mund të jetë një vit i frytshëm për Shqipërinë në arenën ndërkombëtare të volejbollit të meshkujve.
Në takimin gjysmëfinal, skuadra e Qafarenës ka triumfuar në 4 sete ndaj TSV Herrshingut dhe ai ka dhënë një kontribut të madh në fitoren e skuadrës së tij, pasi ka realizuar 14 nga 99 pikët e realizuara nga Byhli, duke qenë edhe i 3-ti në listën e pikëshënuesve të të gjithë ndeshjes.