AlbanianSport.com 03/03/2024 17:25
ASNN – Partizani mposht Tiranën në derbi dhe triumfon në Ligën Mbarëkombëtare “Gjergj Kastrioti” për meshkuj. Kështu, skuadra e trajnerit Ylli Tomori është shpallur të dielën pasdite fitues i Ligës “Gjergj Kastrioti”, duke mposhtur 3-0 në finale Tiranën.
Ky është turneu i rrjetës që bashkon ekipet më të mira nga Shqipëria e Kosova, që ka mbyllur të dielën edicionin e tij të 3-të. Ndeshja luajtur në Pallatin e Sportit “Tamara Nikolla” në Korcë, u dominta nga të kuqtë.
Ata patën një epërsi të lehtë në të trija setet, duke e merituar atë (25-21, 25-18, 25-22). Tirana nuk dha atë që pritej, ndërkohë që Partizani ishte gjithnjë përpara, duke patur një marsh më shumë.
Bardheblutë e trajnerit Ben Sako shpresuan të rihapin ndeshjen në setin e 3-të, por pa sukses, pasi Partizani mbylli llogaritë. Kutinjo u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes, ndërkohë që për Partizanin kjo ishte hera e parë që triumfon në këtë turne mbarëkombëtar të volejbollit.
Liga “Gjergj Kastrioti”
Volejboll – Meshkuj
Gjysmëfinalet
2 mars 2024:
Tirana – Ferizaj 3-1
Partizani – Peja 3-1
Finalja
3 mars 2024:
Tirana – Partizani 0-3