AlbanianSport.com 13/03/2019 18:20
ASNN – Kapiteni i Kombëtares të meshkujve flet për triumfin në Francë dhe pritshmëritë e kuqezinjve. Skuadra e tij, Turi, ka triumfuar në 3 sete në finalen e Kupës së Francës dhe për volejbollistin shqiptar të saj, Gazmend Husaj, ky ishte një triumf më i lehtë se ç’pritej.
Kapiteni i Kombëtares kuqezi e vlerëson lart këtë sezon të parë të tij në volejbollin francez. Për 27-vjeçarin, 2019-ta premton të jetë një vit i mbarë për volejbollistët shqiptarë nëpër Evropë. Husaj thekson se nga Kombëtarja e meshkujve pritet edhe më shumë në veprimtaritë ndërkombëtare.
Skuadra e shqiptarit është kampione në fuqi e Francës dhe në rrugë të mbarë për ta mbrojtur titullin edhe këtë sezon dhe Kupa e Francës ishte një paralajmërim i qartë për rivalët. Klikoni videon e mëposhtme për kronikën e plotë.