AlbanianSport.com 17/05/2019 22:00
ASNN – Kapiteni kuqezi rrëfen suksesin e dyfishtë me Turin, vlerëson sezonin dhe projekton të ardhmen. Kapiteni i Kombëtares kuqezi të rrjetës së meshkujve, Gazmend Husaj, militoi këtë sezon në radhët e kampiones në fuqi të volejbollit francez të meshkujve, Turit. Duke folur për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar nga Franca, 31-vjeçari ka reflektuar mbi këtë sezon, ku fitoi edhe Kupën, por edhe kampionatin.
Po ai ka duke rrëfyer edhe një peng që i ka mbetur, Evropën. Tanimë Husaj është duke shqyrtuar ofertat, për të vendosur për destinacionin e tij sezonin e ardhshëm. Është një nga lojtarët më me përvojë të kombëtares shqiptare të rrjetës së meshkujve, me një karrierë që e ka nisur nga Kosova, për të vijuar në Shqipëri, Zvicër, Maqedoni, Bahrein, Katar apo Itali, por ky sezon i fundit në Francë ishte i veçantë për Gazmend Husajn.
Dhe kjo jo vetëm sa i përket ekipit, por edhe në planin personal. Duke folur për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar nga Franca, 31-vjeçari ka reflektuar mbi këtë sezon, duke rrëfyer edhe një peng që i ka mbetur. Tanimë Husaj është duke shqyrtuar ofertat, për të vendosur për destinacionin e tij sezonin e ardhshëm.