(Video) Volejboll / Koçi, Qafarena & Deliu, një javë me kontraste në parket

Share Button

AlbanianSport.com 31/10/2018 07:55

ASNN – Ka qenë një javë e ngarkuar kjo për 3 titullarët e Kombëtares kuqezi të volejbollit për meshkuj, Redi Koçin, Anton Qafarenën dhe Ildi Deliun. Në kampionatin e Republikës Çeke, skuadra e Ustit, ku militon 23-vjeçari Koçi, ka pësuar fillimisht një humbje, por ka marrë edhe një fitore më pas, në dy takimet e zhvilluara përgjatë 10-ditëshit të fundit.

Skuadra e volejbollistit 2 m e 3 cm të lartë është mundur 1-3 përballë VK Lvi Pragës në takimin e vlefshëm për javën e 4-t, por ka vijuar të fitojë në shtëpi me të njëjtat shifra ndaj Bërnos dhe Koçi është përfshirë në formacionin e javës. Ndërkaq, volejbollisti tjetër i Kombëtares kuqezi, Anton Qafarena, ka shënuar 20 pikë në duelin e vlefshëm për javën e 3-të të Bundesligës gjermane.

Por as kjo nuk ka mjaftuar që skuadra e tij, Byhli, të shmangte humbjen në 3 sete përballë Fridrihshafenit. Kjo e fundit kryeson renditjen me pikë të plota, 9, ndërsa skuadra e 21-vjeçarit shkodran mban vendin e 9-të në kampionatin me 12 skuadra, por ka luajtur vetëm dy ndeshje. Ndërkohë, më e mbarë ka qenë kjo javë për pasuesin e Kombëtares kuqezi, Ildi Deliun.

Ai ka korrur fitoren e 4-t në po aq javë të këtij sezoni të kampionatit hungarez të volejbollit me skuadrën e Keshkmetit. Ekipi i 23-vjeçarit ndan vendin e parë të grupit B me Fino Kaposvarin, me të dyja rivalet që kanë nga 12 pikë dhe kanë lëshuar vetëm 1 set në këto 4 javë të para. Të dyja skuadrat përballen me njëra-tjetrën më 3 nëntor në fushën e ekipit të shqiptarit, në kuadër të javës së 5-të.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh