(Video) Volejboll, Gazmend Hysaj, në finalen për titullin “kampion” në Greqi

Share Button

AlbanianSport.com 04/07/2020 22:25

ASNN – Pasi është shpallur sezonin e shkuar kampion me skuadrën e Turit në Francë, Gazmend Husaj ka arritur të shtunën të sigurojë një tjetër mundësi për një tjetër titull “kampion” edhe këtë sezon. Greqia është një nga të paktat vende që e ka rifilluar sezonin e volejbollit të meshkujve dhe për momentin po përmbyllen gjysmëfinalet e “play-off”-it për titull.

Dhe Husaj dhe skuadra e tij, Olimpiakosi e ka fituar të shtunën edhe ndeshjen e 3-të të gjysmëfinaleve të “play-off“-it, duke fituar në 3 sete në shtëpi dhe duke triumfuar kështu me rezultatin e përgjithshëm 2-1 në duelin me Feniksin e Sirosit. Kapiteni kuqezi realizoi 12 pikë në këtë ndeshje që i siguroi skuadrës së tij vendin në finalen e madhe për titullin e “kampiones” së Greqisë në volejboll për meshkuj.

Në fakt, përtej asaj humbjeje 2-3 në ndeshjen e parë në shtëpi, që rezultoi aksidentale, ekipi i kapitenit kuqezi është rikthyer fuqishëm në dy takimet e tjera, duke i marrë ata në 3 sete. Dhe pasi kishte triumfuar 3-0 në takimin e dytë, të luajtur të enjten në fushë të huaj, Olimpiakosi ka vijuar të mbizotërojë edhe në ndeshjen e 3-të, të luajtur të shtunën në shtëpi, duke siguruar gjithashtu vendin në finalen e titullit.

Përtej përpjekjeve të miqve për të rivalizuar shifrat në setin e parë, teksa rezultati ishte i ngushtë, 7-8, 16-15 dhe 21-19, vendasit e marrin këtë set 25-21, ndërsa seti i dytë ka qenë një rrugë me një kalim për Olimpiakosin, që kryesoi gjatë gjithë kohës, 8-5, 16-8, dhe 21-10 dhe e fitoi atë 25-14. E njëjta tablo ka qenë edhe në setin e 3-të, me vendasit gjithnjë në kryesim, 8-5, 16-12, 21-18 dhe e fitojnë atë 25-22.

Kështu, kapiteni i Kombëtares kuqezi ka siguruar vendin në një tjetër finale për trofe, teksa Olimpiakosi do të kërkojë të fitojë titullin e 30-të “kampion” në volejbollin grek të meshkujve. Siç dihet, për shkak të shpërthimit në shkallë globale të epidemisë së virusit korona, kampionatet e volejbollit anembanë vendeve të Evropës u ndërprenë, e më pas u braktisën, ashtu sikundër ndodhi edhe me veprimtaritë kontinentale të klubeve.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh