AlbanianSport.com 18.06.2016 08:45
ASNN – Kombëtarja e volejbollit të femrave të Shqipërisë është kthyer të premten tek fitorja përballë publikut të vet. Një sukses i tillë mungonte që prej 26 vjetësh që në kohën e kombëtares së të rriturave, apo dhe të rejave në Kampionatet Ballkanike, të organizuar në Shqipëri.
Vajzat kuqezi, të drejtuara nga trajneri Altin Martiro dhe Roland Tarja, kanë korrur fitore të bujshme, të arritur në një ndeshje titanësh me Poloninë, ndeshje që ka shkuar në setin final dhe i ka kaluar kufinjtë kohorë e dy orëve e gjysmë. Polaket e kanë fituar setin e parë 25-23.
Por Shqipëria kundërpërgjigjet duke e fituar të dytin 25-21 dhe duke përmbysur gjithçka në një set të tretë epik, që është fituar me shifrat 31-29. Megjithëse polaket e kanë fituar setin e katërt, 25-18, vajzat kuqezi nuk kanë lëshuar në setin final, duke triumfuar me shifrat 15-13 dhe duke e fituar gjithë ndeshjen me rezultatin e përgjithshëm 3-2.