AlbanianSport.com 14.06.2016 21:35
ASNN – Për momentin, Shqipëria e futbollit ka pushtuar mendjet e njerëzve, por, krahas saj, një tjetër Shqipëria, ajo e volejbollit të femrave po përpiqet, ndonëse në një shkallë shumë më modeste, të bëjë përpara në arenën ndërkombëtare.
Kombëtarja e vajzave kuqezi nis të premten turin e dytë të ndeshjeve në grup për Ligën e Evropës dhe, në Durrës do të përballet përgjatë këtyre 3 ditëve me Poloninë, Sllovakinë dhe Bjellorusinë.
Kombëtarja shqiptare e volejbollit për femra po merr pjesë në Ligën e Evropës, ku i ka humbur 3 ndeshjet e raundit të parë të grupit të saj, por, për trajneri Altin Martiro, ato ishin një përvojë mjaft e dobishme.
Vajzat kuqezi nisin të premten turin e dytë të ndeshjeve në grup dhe, në Durrës, do të përballen përgjatë këtyre 3 ditëve me Poloninë, Sllovakinë dhe Bjellorusinë. E drejtuar nga trajnerët Altin Martiro dhe Roland Tarja, kjo Kombëtare ndërthur disa nga lojtaret më të spikatura shqiptare që luajnë jashtë, me më të mirat e volejbollit vendas.